
Prof.Dr Arvin Dibra
Kirurgji e Pergjithshme dhe Endoskopi Kirurgjike e Aparatit Tretes
Diplomuar ne “Mjekesi dhe Kirurgji” ne Universitetin e Romes “La Sapienza” Itali, ne 1998.
Specializim 5 vjeçar ne “Kirurgji te aparatit tretes dhe endoskopi digjestive kirurgjikale” Diplomuar ne vitin 2003 ne Universitetin e Romes “La Sapienza”Itali.
Dokotrature ne “Robotike dhe teknologji te avancuara te aplikuara ne kirurgji” Diplomuar ne vitin 2010 ne Universitetin e Romes “Tor Vergata” Itali.
Profesor i Asociuar nga viti 2012 dhe Profesor i Kirurgjise nga viti 2016.
Aktiviteti klinik dhe ai kerkimor shkencor i tij zhvillohet kryesisht ne Kirurgji dhe Endoskopine e Aparatit Tretes, ne Endokrinologji dhe ne Kirurgji te Pergjitshme.Prej vitesh Prof. Dibra eshte nje nga specialistet me te shquar ne Kirurgjine Laparoskopike dhe ate Endoskopike ku eshte dalluar se fundmi per shenimin e fillesave te Laparoskopise se avancuar ne strukturat tona shendetesore publike me nderhyrje te ketij tipi ne melçi e ne zorren e trashe.
E-mail: arvindibra@gmail.com
Cel: 00355692082162
Dr.Eda Fani
Stomatologe
Diplomuar me rezultate maksimale në “Stomatologji dhe Protezë Dentare”, në vitin 2010.
Ka mbrojtur lejen europiane të ushtrimit të profesionit të Mjekut Stomatolog në vitin 2011 pranë Universitetit të studimeve “Tor
Vergata”, Romë, Itali.
E ushtron profesionin në klinikën private “Fani” prej vitit 2011 e në vazhdim.
Në vitin 2012 ka përfunduar me rezultate maksimale Masterin e nivelit të dytë në “Ekonomi dhe menaxhim të shërbimeve
shëndetësore” , pranë Universiteti “La Sapienza”, Romë gjithashtu ka kryer specializime dhe kurse të ndryshme për “Ortodonci”
dhe për estetikën e fytyrës, brenda dhe jashtë vendit.
Ka punuar pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si përgjegjëse për kurrikulat dhe programet mësimore dhe si asistente e Profesorëve të huaj në trajnime të ndryshme lidhur me ortodoncinë në kompani private.
KLINIKA FANI
RR: Milto Tutulani
Përballë Fakultetit Juridik
Celular +355 69 26 50 298
Adresa e E-mail edafani2@gmail.com
Dr.Hysnie Aliko
Mjeke Obstetre-Gjinekologe
Doktoreshe Hysnie Aliko ka nje eksperince shume vjecare ne specialitetin e obstetrise gjinekologjise.
Pasi mbaroi studimet dhe punoi per disa vite si obsteter gjinekologe ne Shqiperi, ajo ne vitet 90 u zhvendos ne Itali ku rikreu studimet dhe mori eksperiencen italiane ne fushen e saj.
Doktorreshe Hysnie Aliko ushtron prej shume vitesh profesionin e obstetre gjinekologe ne klinikat me te kulifikuara n Itali.
Nr kontakti: 0693143532
Dr.Rubin Topi
Mjek Specialist Okulist dhe Oftalmokirurg
I lindur ne Tirane ne Gusht te vitit 1981, rrjedh nga nje familje e njohur mjekesh.
Studimet e larta i ka kryer ne Ankara dhe ne Izmir (Turqi), ku vazhdon te mare pjese aktive ne Konferenca Nderkombetare dhe Trajnime ne fushen e Okulistikes. Me pas ka vazhduar Studimet ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Mjekesise ku ka kryer edhe Specializimin ne fushen e "Oftalmogjise dhe Kirurgjise se Syrit".
Aktualisht ai punon si Mjek Okulist prane Poliklinikes se Specialiteteve Nr.1 dhe prane Klinikes "SeeWell" ne Tirane. Eshte anetar i Komisionit Mjeko Ligjor Okulistike te Tiranes. Ushtron profesionin si Mjek Okulist prej vitit 2011.
Nr. kontakti : +355692044404
Prof. Asoc. Manika Kreka
Mjeke Pediatre
(në fushën e sëmundjeve të lindura të gjakut)
Përfundoi studimet në vitin 1998 me rezultate të shkëlqyera dhe mori diplomën e Mjekut të Përgjithshëm.
Gjatë viteve 1999-2003 ndoqi Shkollën Pasuniversitare në Programin Pediatri në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
Prej vitit 2004 punon si Lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universitetin e Mjekësisë. Jep mësim në dispiinat Pediatri dhe Gjenetikë Mjekësore.
Punon si Pediatre në Qendrën Spitalore Universitare” Nënë Tereza”, Tiranë, Qendra e Sëmundjeve të Lindura të Gjakut, Shërbimi i Onko-Hematologjisë Pediatrike .
Në vitin 2011 fiton gradën shkencore Doktor në Pediatri, në fushën e hemoglobinopative ( talasemi etj) dhe qysh në vitin 2016 mban titullin shkencor Profesor i Asociuar në Mjekësi.
Ka qenë referuese në shumë sesione dhe konferenca shkencore në lidhje me hemoglobinopatitë brenda dhe jashtë vendit. Ka një aktivitet të rëndësishëm publikues me artikuj të shkruar brenda e jashtë vendit në fushën e pediatrisë dhe hemoglobinopative.
Ka qenë Drejtuese e Departamentit të Lëndëve Klinike pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë gjatë viteve 2012-2016. Qysh në vitin 2017 mban pozicionin e Zëvendës Dekanit për Programin Master në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë , Tiranë.
Email:
Nr Cel: 00355 692108850
Dr.Amela Muca
Stomatologe
Filloi karrieren e saj universitare prane “Universitetit Zoja e Keshillit te Mire “ duke u diplomuar ne Odontoiatri e Proteze Dentare ne vitin 2011. Ne 2012 perfundoi studimet Master te nivelit te dyte ne” Stomatologji Konservative dhe Estetike” (Odontoiatria Conservativa ed Estetica ) ne Universitetin La Sapienza ne Rome. Ne 2016 perfundoi Doktoraturen ne Fakultetin e Mjeksise dhe Stomatologjise ne Universitetin La Sapienza ne Rome. Ka filluar te ushtroje profesionin e saj qe nga viti 2009 ne klinika te ndryshme ne Shqiperi dhe Itali. Karriera e saj u perqendra kryesisht ne Itali ku bashkepunimet profesionale qene te shumta duke perfshire klinika private dhe spitale te rendesishme si Clinica Odontoiatrica del Policlinico Umberto Primo. Aktualisht eshte perqendruar tek klinika stomatologjike private e saj ne Tirane dhe vazhdon te mbaje nje bashkepunim profesional me klinika stomatologjike ne shtetin italian.
Nr Cel: 0697312198