- adagashi
Çfarë është kolesteroli dhe cili është roli që luan ai në organizëm?
Në të gjithë botën flitet për rrezikun e kolesterolit të lartë .Megjithatë miliona persona kanë vlera të larta kolesteroli duke i rrezikuar ata për sëmundje të ndryshme të zemrës. Edhe pse të gjihtë e dimë sa e rëndësishme është mbjatja normale e vlerave të kolesterolit, shumë nga ne nuk kemi njohuritë e duhura si ta realizojmë këtë .Në artikullin më poshtë do japim informacione shumëtë rëndësishme se si të mbajmë vlera të shëndështme të kolesterolit.
Çfarë është kolesteroli dhe cili është roli që luan ai në organizëm?
Mëlçia është një organ që kombinon substanca nga komponentë natyralë që ndodhen në trupin tonë për të prodhuar kolesterolin. Por ne e marrim kolesterolin edhe gjatë konsumimit të disa produkteve shtazore siç janë gjalpi, qumështi me yndyrë , djathi ,salçiçet, sallamërat, patatet e skuqura dhe ushqimet e tjera që përmbajnë yndyrë. Ushqimet me përbërje bimorë nuk përmbajnë kolesterol. Trupi ynë ka nevojë për një sasi të vogël kolesteroli për të mbajtur funksionet normale të tij, përfshirë këtu edhe prodhimin e hormoneve, proçesimin e vitaminave që nuk treten në ujë dhe mbajten e strukturave qelizore. Kolesteroli transportohet përmes lipoproteinave në të gjithë trupin.
Varësisht nga transportuesi ,kolesteroli ndahet ne “i mirë “ dhe “i keq”. HDL (High Denstity Lipoproteine) ose lipoproteinat me densitet të lartë transportojnë kolesterolin nga gjaku në mëlçi, pra ky kolesterol nuk ngjitet në muret e enëve të gjakut duke u quajtur kolesterol i mirë. Proteina me densitet të ulët ose LDL (Low Density Lipoproteine) , njihet ndryshe si kolesteroli i keq. LDL mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut duke u bërë shkaktar i problemeve të ndryshme kardiake.
Cilat janë vlerat normale të kolesterolit ?
Mënyra më e mirë për matjen e vlerave të kolesterolit është përmes analizave të gjakut. Ju duhet të dini vlerat totale të kolesterolit (përfshirë edhe vlerat e LDL-së dhe HDL-së ).Trigliceridet janë një lloj tjetër yndyrnash,por të ndryshëm nga kolesteroli. Niveli i lartë i triglicerideve lidhet gjithashtu me problemet e zemrës.
Vlerat totale të kolesterolit :
Më pak se 200 është vlerë normale
Mes 200 dhe 239 konsiderohet si vlerë mesatarisht e lartë
Më e lartë se 240 konsiderohet vlerë e lartë
LDL (kolesteroli i keq ):
Më pak se 100 është vlerë optimale (më pak se 70 për ata me probleme kardiake)
Mes 100 me 129 janë vlera afër optimales
Mes 130 dhe 159 janë afërsisht vlera të larta
Mes 160 dhe 189 janë vlera të larta
Mbi 190 konsiderohen vlera shumë të larta
HDL (kolesteroli i mirë ):
Mbi 60 janë vlera optimale
Më pak se 40 për meshkujt konsiderohet si vlerë e ulët
Më pak se 50 te femrat konsiderohet vlerë e ulët
Trigliceridet
Më pak se 150 konsiderohet vlerë normale
Mes 150 dhe 199 konsiderohet vlerë mesatarisht e lartë
Mes 200 dhe 499 kosniderohet vlerë e lartë
Mbi 500 konsiderohet vlerë shumë e lartë
Çfarë i bën kolesteroli i lartë trupit?
Kolesteroli i lartë shkakton një sërë efektesh anësoreë organizmit tonë. Kolesteroli i lartë shkakton një sërë efektesh anësore të cilat dëmtojnë rëndë muskulin e zemrës. Arteret mund të bllokohen nga depozitimi i kolesterolit të keq duke bëre që muskuli i zemrës të mos oksigjenohet si duhet. Kjo gjë mund të shkaktojë edhe stroke (pra goditje në tru) si dhe probleme me tensionin e lartë.
.
Çfarë duhet të bëjmë për të pasur vlera normale të kolesterolit ?
Rregulloni dietën ushqimore:
· Mos konsumoni ushqime që përmbajnë nivel të lartë yndyrnash
· Konsumoni fruta,perime dhe ushqime me përmbajtje të lartë fibrash.
· Nëse përdorni bulmetin mundohuni të përdorni produkte me përmbajtje më të ulët yndyre si kos dietik ose djathë me sasi të vogël yndyrnash.
· Ulni përdorimin e gjalpit
· Rrisni konsumimin e peshkut , pulës pa yndyrë dhe evitoni mishin e proçesuar siç është sallami ose proshuta
Ushtrohuni çdo ditë:
Ulja në peshë ju ndihmon shumë në balancimin e vlerave të kolesterolit. Ecja çdo ditë për 30 minuta do t'ju ndihmonte shumë në këtë rast.Gjitahstu evitoni duhanin.
Faktorët e tjerë që ndikojnë në nivelet e kolesterolit :
Mosha : me kalimin e moshës rriten edhe vlerat e kolesterolit .
Gjinia : pas menopauzës femrat janë më të rrezikuara të preken nga kolesteroli i lartë.
Gjenetika (pema familjare ): gjenet tuaja përcaktojnë sa kolesterol do të prodhojë mëlçia juaj.
Diabeti: kjo sëmundje mund të ndryshojë vlerat e LDL-së dhe HDL-së.
Mjekimi për kolesterolin duhet të përcaktohet nga mjeku specialist .Mjekimi nuk do të thotë që ju nuk duhet të jeni strikt naj dietës ushqimore. Dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik luajnë të njëjtin rol si edhe medikamentet prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre.
