top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Çfarë është konstipacioni (kapsllëku) dhe si ta parandalojmë atë.


Konstipacioni (kapsllëku) është një simptomë, jo një sëmundje. Kapsllëku duhet të dyshohet nëse kalojnë më shumë se 3 ditë nga jashtëqitja e fundit ose ëese ka dhimbje apo vështiresi gjatë jashtëqitjes së fundit dhe fecet jane me konsistencë të fortë. Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kapsllëkut janë:

-sëmundje në zorrë apo jashtë saj

-zakonet e jetës së përditshme dhe mosha.



Për të parandaluar konstipacionin duhet të ndërhyjmë në stilin tonë të jetesës duke ndryshuar disa nga zakonet tona të këqija. Ja disa këshilla të vlefshme:


1- Hani sa më shumë ushqime me fibra: perime, drithëra dhe fruta (kivi sidomos)

2- Hiqni dorë nga konsumi i ushqimeve te konservuara dhe te skuqura

3- Personat që kanë tashmë probleme me konstipacionin duhet të konsumojnë sa më pak ushqime si banane, kajsi, qumësht, vezë , mish e ushqime te tjera me shumë yndyre e pak fibra

4- Qëndroni te hidratuar; pini sa më shumë ujë gjatë ditës

5- Kryeni aktivitet fizik ç

do ditë; ecjet mund t’ju ndihmojnë shumë.

6- Menaxhoni stresin tuaj duke bërë yoga, medituar apo cdo lloj veprimtarie qe ju relakson

7- Mos injoroni asnjëherë nevojen urgjente per te defekuar

8- Kontrolloni gjithashtu edhe medikamentet qe konsumoni ,sepse disa prej tyre shkaktojnë kapsllëk

(qetësuesit e ndryshëm, preparatet e hekurit etj)

9- Mos harroni t'ua indikoni këtë stil jetese edhe fëmijeve tuaj

10- Sigurisht konstipacioni mund te ketë në bazë, në raste më të rralla këto, edhe sëmundje që duhen diagnostikuar dhe trajtuar më pas (psh: bllokimi i zorrëve, fisurat anale, hipotiroidizmi, diabeti, Parkinsoni, etj).






0 comments
bottom of page