- Trupi dhe Shëndeti
Çfarë janë gazrat në sistemin tretës dhe pse shkaktohen ato?
Dietat e pasura në fibra bimore rekomandohen gjerësisht dhe janë shumë të dobishme për shëndetin tonë.Por problemi me dietat e pasura në fibra qëndron te ndjesia e pakëndshme që shkaktojnë në sistemin tretës ,duke sjellë formimin e gazrave.
Çdo njeri ka gazra dhe i eliminon ato duke gromësirë ose nëpërmjet rektumit. Mirëpo, disa njerëz mendojnë se kanë shumë gazra kur realisht ata kanë sasi normale të tyre. Shumica e njerëzve prodhojnë 1.89 litra dhe kanë 14 herë gazra në ditë.
Gazi është i përbërë kryesisht prej avujve pa erë të dioksidit të karbonit, oksigjenit, azotit, hidrogjenit dhe ndonjëherë edhe të metanit. Era e pakëndshme e tyre vjen prej baktereve që ndodhen në zorrën e trashë të cilat çlirojnë sasi të konsiderueshme gazi që përmban sulfur.
Fibrat bimore janë substanca të patretshme dhe kështu ato mbërrijne në zorrën e trashë të pa përpunuara, ku kthehen në ushqim për mikrobet qe popullojnë atë zonë të aparatit tretës. Ky proces eshte i njohur me emrin “fermentim”, metabotitët e të cilit janë gazrat . Edhe disa sheqerna mund te mberrijnë në zorrën e trashë gjysëm te patretura (si sorbitoli, ksilitoli, manitoli), karbohidratet e patretshme të fasuleve (rafinoza, stakioza) dhe disa karbohidrate rezistente të patates dhe grurit. Më poshtë kemi vendosur listën e disa ushqimeve që shaktojnë prodhimin e gazrave..
Ushqimet që rrisin krijimin e gazrave në aparatin tretës:
· Mollët
· Fasulet
· Bizelet
· Birra
· Lëngjet e frutave
· Ëmbëlsirat dhe pijet që përmbajne fruktozë (shurupet)
· Pijet me gaz
· Brokoli, lulelakra
· Karrotat
· Mashurkat
· Preshi
· Qumeshti (kur personat kanë intolerancë ka intolerance ndaj laktozës)
· Qepët
· Dardhat
· Gruri
Si trajtohen gazrat?
Gëlltitja e ajrit (aerofagjia), është një shkak i shpeshtë i gazrave në stomak. Çdo njeri gëlltit një sasi ajri gjatë konsumimit të ushqimeve dhe ujit. Megjithatë ngrënia e ushqimeve dhe pirja e ujit shpejt, përtypja e çamçakëzëve, pirja e duhanit apo proteza dhëmbësh të lirshme mund të shkaktojnë gëlltitje ajri. Gromësira është mënyra më shpeshtë kur ajri i gëlltitur i cili përmban azot, oksigjen dhe dioksid karboni, çlirohet nga stomaku. Gazi i mbetur lëviz drejt zorrës së trashë ku absorbohet (përthithet) pjesërisht ndërsa pjesa tjetër çlirohet nëpërmjet rektumit. Stomaku gjithashtu çliron dioksid karboni kur lëngjet acide të stomakut bashkohen me bikarbonate (që janë baza), ndërsa një pjesë e madhe e dioksidit të karbonit përthithet në qarkullimin e gjakut dhe nuk kalon në zorrën e trashë.
Eksperienca ka treguar se mënyrat më të shpeshta për të pakësuar shqetësimet dhe gazrat janë ndryshimet në dietë, marrja e disa ilaçeve dhe pakësimi i sasisë së ajrit të gëlltitur.Doktori juaj mund t'ju këshillojë të konsumoni sa më pak ushqime që prodhojnë gazra. Megjithatë, për shumë njerëz kjo do të thotë të evitojnë nga dieta e tyre ushqime të shëndetshme siç janë: frutat, perimet, të gjithë drithërat, qumështin dhe nënproduktet e tij.
Mjeku juaj gjithashtu mund t'ju sugjerojë kufizimin e ushqimeve me yndyra të larta për të pakësuar fryrjen dhe shqetësimet e barkut. Kjo ndihmon stomakun të zbrazet lehtë duke lejuar gazrat të lëvizin drejt zorrëve të holla.Fatkeqësisht sasia e gazrave të prodhuar prej disa ushqimeve varion nga një person tek tjetri.Ka edhe disa ilaçe që mund të përdoren për të pakësuar shenjat, ku përfshihen antiacidet dhe simetikoni. Enzima tretëse, siç është laktaza shtesë, mund të ndihmojë në tretjen e karbohidrateve duke i lejuar njerëzit të konsumojnë ushqim normal pa shkaktuar gazra. Ilaçet që përshkruhen nga mjeku mund të ndihmojnë edhe në pakësimin e shenjave tek personat që vuajnë nga çrregullime te traktit tretës, siç është sindromi i zorrës së irrituar.Konsultohuni me mjekun tuaj nëse shfaqni ndonjë nga shqetësimet e mësipërme.
