top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

ÇFARË MUND TË BËNI GJATË DITËS QË TË MUND TË FLINI MË MIRË NATËN

Të fillosh të mendosh për gjumin kur vjen koha për të vënë kokën mbi jastëk është në fakt tepër vonë. Provoni të ndiqni disa rregulla të thjeshta përgjatë ditës që nxisin një gjumë më të mirë natën

Në mëngjes

Hani mëngjes pranë dritares ose në ambiente të jashtme – dielli ndihmon në përmirësimin e orës së trupit tuaj.

Rregulloni krevatin çdo mëngjes. Njerëzit që e bëjnë këtë kanë gjasa të flenë më mirë çdo natë.

Zgjohuni në të të njëjtën orë çdo mëngjes, përfshirë fundjavat dhe pushimet.

Pasdite

Kryeni aktivitet fizik në orar dreke. Aktiviteti fizik që bëhet herët në mëngjes mund të sakrifikojë gjumin dhe kryerja e tij natën, brenda 3 orëve nga orari juaj i gjumit, mund t’ju mbajë zgjuar.

Mos pini kafe pas orës 4 pasdite, ose pas 12 nëse jeni i ndjeshëm nga kafeina. Efektet e saj mund të zgjasin deri në 4 orë ose më gjatë.

Nëse keni nevojë të dremisni pak, bëjeni këtë para orës 3 pasdite dhe dremitja të zgjasë maksimumi 30 minuta.

Në darkë

Përdorni ndriçim të zbehtë. Dritat e forta e nxisin trurin të mendojë sikur është ende ditë.

Fikni të gjitha ekranet e pajisjeve elektronike 30 minuta para gjumit. Drita blu dhe stimulimi i vazhdueshëm e vështirësojnë rënien në gjumë.

Hani diçka të lehtë para gjumit – kos ose ndonjë frut – nëse uria ju zgjon shpesh gjatë natës.

Bëni dush me ujë të vakët, jo të nxehtë. Gjithashtu ulni ose fikni ajrin e kondicionuar gjatë natës në mënyrë që temperatura e trupit të përshtatet më lehtësisht me temperaturën e ambientit.

Flini gjithmonë në të njëjtën orë – ose të paktën mos e ndryshoni orarin me më shumë se 1 orë.


0 comments
bottom of page