top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

3 gjëra që duhet të bëni për të rigjallëruar shëndetin tuaj mendor


Humbja e kujtesës apo demenca ndodhin rregullisht në moshën e tretë. Aktualisht nuk ekziston një kurë për demencën, por studiuesit kanë hedhur hapa të rëndësishëm në kuptimin dhe vlerësimin e kësaj sëmundjeje.


Një nga këto hapa ka të bëjë më stërvitjen e trurit e cila është mjaft e rëndësishme për të ruajtur shëndetin tuaj mendor.


Një shprehje e njohur thotë: “Përdore që mos ta humbasësh”.


Çfarë mund të bësh për një shëndet më të mirë mendor?


Nuk jeni i sigurt nga t’ia filloni për të patur një shëndet më të mirë mendor dhe për të ulur rrezikun e demencës?


Filloni më gjërat bazike. Çdo ditë, përpiquni të arrini këto 3 qëllime:


Hani 5 racione perime dhe fruta. Nëse aktualisht e bëni këtë gjë, jeni në formë të përkryer, madje edhe mund të shtoni ndonjë racion më shumë. Nëse jeni nën 5, caktojini qëllim vetes për ta arritur atë.


Kryeni aktivitet fizik 10 minuta më shumë se zakonisht. Së pari, shkruani në një fletë aktivitetin tuaj aktual fizik. Pastaj synoni ta përmirësoni atë, gradualisht, javë pas jave. Nëse keni kohë që nuk kryeni aktivitet fizik, pyesni doktorin tuaj për një plan të përshtatshëm ushtrimesh.


Cilësi më e mirë e gjumit. Duhet të flini gjumë dhe ky duhet të jetë prioritet për ju. Nëse zgjoheni më shumë se 4 herë në javë duke u ndjerë i lodhur, letargjik dhe i paaftë për të kryer aktivitetet e ditës, kjo do të thotë se nuk flini mjaftueshëm ose cilësia e gjumit që bëni është e dobët.

0 comments
bottom of page