- Trupi dhe Shëndeti
5 arsye të mira për të qenë i sjellshëm

Është “sëmundje” ngjitëse
Mirësjellja nxit një lloj efekti domino, kjo edhe për shkak të mekanizmit të reciprocitetit që rregullon bashkësitë njerëzore. Ashtu siç e shpjegojnë edhe neuroshkencëtarët, falë neuroneve pasqyrë njerëzit janë të prirur të jenë më empatikë dhe të imitojnë veprimet e të tjerëve. E shpjeguar në mënyrë më të thjeshtë, nëse keni përballë një person që buzëqesh, neuronet pasqyrë do t’ju shtyjnë të imitoni të njëjtën sjellje.
Ndihmon në punë
Të jesh i sjellshëm është një strategji suksesi edhe në punë. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, rekrutuesit kanë tendencë të zgjedhin më shpesh kandidatë me nivele të larta të mirësjelljes në krahasim me kandidatë të tjerë më inteligjentë.
Ndikon në përmirësimin e humorit
Kur jemi të sjellshëm truri jonë çliron serotoninën, i ashtuquajtur hormoni i humorit të mirë i cili në mënyrë automatike ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit. Për më tepër, nga efekti pozitiv i serotoninës mund të përfitojë i gjithë sistemi imunitar.
Ndihmon në zënka
Mirësjellja ka një fuqi të jashtëzakonshme për të zbutur agresivitetin e personit përballë pasi ka një efekt çudibërës. Ashtu siç e shpjegojnë neuropsikologët, kur gjatë një zënke shfaqim mirësjellje, personi tjetër detyrohet të ndryshojë qëndrim pasi truri i tij fillon të nxisë një stimul krejt tjetër. Provojeni nëse nuk e besoni!
Bën mirë për shëndetin
Të jesh i sjellshëm me njerëzit mbi të gjitha i bën mirë zemrës. Në fakt, personat me temperament agresiv kanë probabilitet më të lartë të pësojnë iktus ose infarkt.