top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

5 ndryshime midis trishtimit dhe depresionit

Depresioni nuk është kalimtar

Edhe pse trishtimi dhe depresioni kanë disa karakteristika të përbashkëta, bëhet fjalë për dy gjendje krejt të ndryshme. Në fakt, trishtimi është një emocion kalimtar që ndodh kur përballemi me rrethana të vështira ose kur dikush na lëndon. Nga ana tjetër, depresioni nuk është një gjendje shpirtërore rrethanore, por zgjat dhe kthehet në një situatë kronikë.

Apatia

Një karakteristikë tjetër e depresionit është apatia, pra mungesa e energjisë dhe vullnetit. Kur një person është në depresion, ai ose ajo tronditet aq shumë nga gjendja saqë nuk arrin të ngrihet në mëngjes nga krevati. Kjo nuk ndodh kur jemi të trishtuar, thjesht jemi më pak të përkushtuar dhe më pak entuziastë për gjërat në përgjithësi, por puna dhe detyrimet tona nuk ndikohen.

Izolimi

Kur jemi të trishtuar priremi të kërkojmë afrimitet me njerëzit për t’u shfryrë dhe shprehur ndjenjat tona. Në të kundërt, një person në depresion i mban përbrenda ndjenjat e veta, megjithëse nuk i bën mirë të qëndrojë vetëm, duke u izoluar në mënyrë progresive nga të gjithë, miq dhe familjarë.

Dëshpërimi

Kur jemi të trishtuar, pavarësisht se ndjejmë dhimbje, jemi gjithsesi të aftë të qeshim, të shikojmë përpara dhe të bëjmë projekte. Ushqejmë ende shpresë. Nga ana tjetër, kush vuan nga depresioni nuk ka shpresë dhe kur sheh të nesërmen shikon veç errësirë.

Depresioni trajtohet

Depresioni është një sëmundje në të gjitha aspektet dhe si e tillë duhet të trajtohet nga një profesionist i shëndetit mendor.


0 comments
bottom of page