• Trupi dhe Shëndeti

6 ushqime që ndihmojnë në qetësimin e ankthit


Një dietë e ekuilibruar është thelbësore jo vetëm për trupin por edhe për gjendjen shpirtërore si dhe për rastet e ankthit apo stresit.


Më poshtë ju listojmë 6 ushqime që ndihmojnë në lehtësimin e ankthit.


Portokallet

Vitamina C ul nivelet e kortizolit, i njohur ndryshe si hormoni i stresit, si dhe ndihmon në uljen e tensionit të lartë.


Avokado

Ky frut ekzotik është i pasur me vitaminë B e cila ndihmon në uljen e nivelit të stresit apo eleminimin e plotë të tij.


Tërshëra

Tërshëra stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Përpiquni ta përgatisni vetë mëngjesin tuaj me tërshërë pasi në këtë mënyrë efekti i serotoninës zgjat më shumë.


Qumështi

Një nga arsyet pse shpesh këshillohet pirja e një gote qumësht të ngrohtë para gjumit është veprimi i kombinuar i vitaminave B2 dhe B12 të cilat japin efekte qetësuese.


Spinaqi

Spinaqi, ashtu si portokallet, veprojnë mbi kortizolin, i cili ulet falë efektit të magnezit.


Mishi i gjelit të detit

Përveç faktit që është proteinë më pak yndyrna, mishi i gjelit të detit përmban triptofan, një amino-acid i cili sinjalizon trurin për të prodhuar serotoninë.

0 comments

Recent Posts

See All