top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

8 momentet kyçe të larjes së duarve në shtëpi



Në krahasim me disa ambiente publike, çdokush ndihet më i sigurt në shtëpinë e tij dhe mbi të gjitha më i pastër. Për rrjedhojë, zakoni për të larë duart brenda katër mureve të shtëpisë nuk praktikohet rregullisht. Sipas disa ekspertëve anglezë, kjo gjë është e gabuar, pasi larja e shpeshtë e duarve, edhe kur ndodheni në shtëpi, zvogëlon rrezikun e infeksioneve të ndryshme.


Më shumë baktere do të thotë një sistem imunitar më i fortë?


Në dokumentin e ekspertëve anglezë që intervistuan rreth 2000 persona, shprehet qartë se një person në katër nuk i jep rëndësinë e duhur pastrimit të shtëpisë dhe 23% e tyre deklaruan se fëmijët kanë nevojë të ekspozohen ndaj baktereve të rrezikshme për forcimin e sistemit të tyre imunitar. “Ky këndvështrim është paksa i rrezikshëm – shprehen ekspertët – pasi mund të çojë në zhvillimin e infeksioneve të rrezikshme. Njerëzit duhet të përqëndrohen në pastrimin e ambienteve specifike të shtëpisë në momente të caktuara, edhe pse ato mund të duken të pastra, për të shmangur shpërndarjen e mikrobeve të këqija”.


8 momentet


Momentet të cilat ekspertët këshillojnë larjen e duarve në shtëpi janë tetë:


1. Gjatë përgatitjes dhe përzierjes së ushqimeve të ndryshme (duhen larë gjithmonë duart për të shmangur rrezikun e helmimit nga ushqimi)

2. Pasi keni ngrënë diçka me duar

3. Pasi keni përdorur banjon

4. Nëse dikush pranë jush kollitet, teshtin apo shfryn hundët

5. Pasi keni prekur dhe larë rroba dhe të brendshme të pista

6. Pasi jeni kujdesur për kafshët tuaja shtëpiake

7. Kur keni prekur apo hedhur mbeturinat në koshin e plehrave

8. Pasi jeni kujdesur për një person apo familjar i cili është mbartës i ndonjë infeksioni


Si duhen larë duart në mënyrë të rregullt?


Pasi keni lagur duar me ujë të rrjedhshëm, është e rëndësishme shkumosja e tyre me sapun. Duart duhen fërkuar mirë për rreth 20 sekonda duke u përqëndruar veçanërisht në hapësirat mes gishtave dhe poshtë thonjëve. Pas kësaj, duart duhen të shpëlahen mirë dhe të thahen më një peshqir të pastër ose në makineritë me ajër të ngrohtë.

0 comments
bottom of page