- Trupi dhe Shëndeti
A eshte dhimbja e fytit tregues semundjeje
Me përkudesjen mbase me tepri që po tregojnë të gjithë ndaj simptomave të tyre fizike këto kohëra, ju mund të mbani shënim për gjërat e vogla, që më parë i keni neglizhuar.
Ndjeni një ngacmim në fyt... A është dhimbja e fytit një shenjë, që jeni i sëmurë? Jo, domosdoshmërisht.
Sigurisht, dhimbja e fytit mund të jetë një shenjë e sëmundjes, por jo gjithmonë.
Janë shumë faktorë, që mund të bëjnë që fyti juaj të ndjehet i thatë, ndjeni gërvishtje ose lëndime, të tilla si:
-Refluks acidi, veçanërisht nëse zgjoheni me një dhimbje të fytit që zgjat gjatë gjithë ditës.
-Alergjitë, duke përfshirë edhe ato nga qimet e kafshëve dhe buburrecat.
-Kollitja e shpeshtë për të pastruar fytin.
-Ajri (sidomos gjatë sezonit të nxehtë).
-Poleni, i cili gjendet në disa zona përgjatë gjithë vitit.
-Mukusi i hundës, që nuk ka lidhje me alergjinë.
Në thelb, nëse simptoma juaj e vetme është vetëm dhimbja e fytit, nuk është asgjë për t'u shqetësuar.
Por nëse dhimbja e fytit shoqërohet me simptoma të tjera si ato më poshtë, atëherë mund të jetë koha për të telefonuar mjekun tuaj, për t’ju thënë se si duhet të veproni.
-Bllokim në mushkëri ose sinuse.
-Skuqje në pjesën e prapme të gojës / fytit të sipërm/pika qelbi.
-Temperaturë.
-Ndjeheni të këputur (në përgjithësi ndiheni keq, si të keni grip).
-Dhimbja e kokës.
-Ndjeheni shumë të lodhur.
-Bajame të enjtura.
