top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

A ndikojnë kilot që merr nëna gjatë shtatëzanisë,në shëndetin e fëmijës

Periudha e shtatëzanisë është një nga periudhat më emocionuese për shumë nëna.Gjatë kësaj periudhe është mjaft normale që nëna të shtojë në peshë.Pesha e fituar gjatë shtatëzanisë ndryshon sipas karakteristikave personale,ku rol të rëndësishëm luan edhe pesha juaj para shtatëzanisë,marrja me aktivitete të ndryshme sportive ,apo edhe dieta ushqimore.Konsumimi i një diete të balancuar si dhe aktiviteti fizik ndikojnë në një shtatëzani sa më normale,duke ulur edhe rrezikun e prekjes nga disa sëmundje jo vetëm per ju por edhe për femijën tuaj.


Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë nëse nëna fiton mesatarisht 12 kilogramë atëherë kjo pranohet si rritje normale e peshës.Nënat të cilat që në fillim të shtatzënisë janë të dobëta, është normale që ë fitojnë më shumë peshë përkatësisht deri në 15-17kg.


Ndërsa, nënat të cilat që në fillim të shtatzënisë janë mbipeshë atëherë sugjerohet që të mos fitojnë shumë peshë dhe përgjithësisht llogaritet se është e mjaftueshme të marrin 7-8kg.Nga

kilogramët e marra 3-4 kilogramë janë nga fëmija, 700 gr-1 kg peshon placenta, 700gr-1 kg peshon uji i fëmijës, 1 kg lidhet me rritjen e mitrës, 1,5-1,8 shkaktohen nga rritja e peshës së gjakut te nëna, 1 kg nga rritja e gjinjve, dhe 1-2 kg nga mbledhja e ujit te nëna.



Gjatë kohës së shtatëzanisë është i gabuar slogani “duhet të ha për dy persona, sepse po mbaj dy jetë”.Kjo mund të çojë në marrjen e tepërt të peshës dhe mund të dëmtojë si ju ashtu edhe shëndetin e fëmijës tuaj.Nuk duhet të harroni se nënat të cilat marrin peshë brenda suazave normale kanë shtatzëni më të shëndetshme, por edhe lindja do të jetë normale, më e lehtë dhe pa rrezik.Gjithashtu, do ta keni shumë më të lehtë t’i ktheheni peshës suaj normale pas lindjes.


Për të ndjekur peshën kemi një sugjerim të thjeshtë:

Merrni një peshore dhe në mënyrë të rregullt peshohuni një herë në javë, në mëngjes dhe me veshje të lehta.Edhe pse në 3 muajt e parë marrja e peshës mund të mos jetë e mjaftueshme, nga muaji i katërt pritet që të merrni nga 250gr cdo javë.Duke filluar nga muaji i gjashtë llogaritet si normale nëse fitoni 250-400 gram cdo javë.

0 comments
bottom of page