- Trupi dhe Shëndeti
Afrodiziaket: Ato qe kalojne dhe ato qe ngelin ne klase!!!
Dhe fituesit jane!!!…Ginsengu dhe Shafrani. Pra te dy jane perberes te kuzhines mjaft te dobishem edhe ne recetat e pasionit seksual. Kete e mbeshtet nje permbledhje e re shkencore lidhur me afrodiziaket e kryer nga kerkuesit e Universitetit Guelph (Kanada).
Studimi,qe konsiderohet si analiza shkencore me e thelle e kryer rreth afrodiziakeve natyral,konfirmon qe perdorimi i ketyre erezave lidhet me permiresimin e funksionit seksual te njeriut. Bashke me Ginsengun dhe Shafranin duhet te permendim edhe Yohimbinan,e nxjerre nga pema Yohimbe qe ndodhet ne Afriken perendimore,por qe njihet me pak dhe gjendet me me shume veshtiresi se dy te parat.
Kerkuesit kanadez arriten ne kete konkluzion pasi kane analizuar qindra studime lidhur me afrodiziaket natyral me konsum te gjere. Interesi rreth ketyre produkteve nuk eshte pakesuar: Pavaresisht zhvillimit farmakologjik te diteve tona, nuk eshte ulur kerkesa per nje ndihme te vogel ne shtrat, pa efekte kolaterale negative sqaron John Melnyk,i cili ka bashkepunuar ne kete kerkim. Efekte anesore te cilat nuk mungojne ne pilulat “mike” te seksit te cilat per me shume nuk e rrisin libidon,pra nuk ndihmojne personat e prekur nga deshira seksuale e ulet shton Melnyk.
Pra e kuptuam rendesine e Ginsengut dhe Shafranit,por cfare mund te themi per aq shume te vleresuaren Cokollate? Nga studimi,nuk vertetohet vlefshmeria ne nivel fiziologjik,por personat e perfshire ne kete studim raportojne nje rritje te deshires pas konsumimit,efekt te cilin studjuesit e gjykojne me se shumti si psikologjik. Ka mundesi qe disa persona te ndjejne efektin e shkaktuar nga disa perberes te cokollates,sidomos feniletilamina,qe mund te influencoje mbi nivelet e serotonines dhe endorfines ne tru shpjegon Massimo Marcone,docent ne departamentin shkencor kanadez te ushqimeve dhe drejtor i kerkimit.
Pezull gjykimi edhe per disa substanca te ashtequajtura “mikesha te erosit” per shkak te efekteve te vena re tek kafshet: arremyshk,hudher,qelibar gri,xhenxhefil. Nuk ka prova te mjaftueshme,per momentin,per te mbeshtetur perdorimin e ketyre substancave si afrodiziake te efektshem. Duhen studime klinike te metejshme per te kuptuar me qarte efektet tek njeriu thote Marcone.
Ngelin ne klase shume substanca te shitura si afrodiziake natyral,me prejardhje te dyshimte ekzotike,por qe fatkeqesisht mund te gjehen lehte online,si Spanish fly (miza spanjolle) dhe substancat e marra nga bretkoca Bufo toad. Keta elizir seksual te pretenduar,paralajmerojne studjuesit,jo vetem nuk kane asnje efekt real,por mund te kene edhe efektin e kundert ose akoma me keq,mund te jene toksik. Larg prej tyre.
