top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Ankthi: Këshilla dhe mjetet për të menaxhuar

Frymëmarrje, të menduarit pozitiv, stërvitje, dieta e duhur dhe medikamentet bimore janë vetëm disa nga mënyrat  për të luftuar ankthin. Rrahjet e shpeshta të zemrës, të dridhura, duar që djersisin: janë vetem disa nga simptomat që karakterizojnë ndjenjën e ankthit, tipike e disa momenteve  në jetën e përditshme. Rastet që sjellin ankth janë të shumta: përshëmbull kur duhet të japim një provim,  kur na duhet të flasim në publik ose kur duhet të zgjidhim një problem që na shqetëson. Në keto raste , është e këshillueshme të adaptojmë disa teknika që na mësojnë  si të kontrollojmë  këtë  ndjenjë, e cila mund të jetë edhe kalimtare, por na prish qetësinë.

Frymëmarrja. Kur ne jemi të shqetësuar, shumë shpesh na duket se nuk marrim oksigjen të mjaftueshëm, na duket sikur kemi mungesë ajri. Ndalo! Bëj dy ose tre frymëmarrje të thella. Merr frymë duke imagjinuar që sëbashku me ajrin, hyn edhe gëzimi, qetësia, paqja, relaksi ndersa ndjenjat e keqe dalin jashtë me shfryrjen e ajrit. Duke marrë frymë lehtë ulen rrahjet e zemrës, truri furnizohet më shumë me oksigjen, duke na ndihmuar të mendojmë në mënyrë më të qartë dhe sa më objektive. Frymëmarrja e vetëdijshme është një instrument mjaft i fuqishëm të cilin mund ta përdorim në çdo moment dhe në çdo vend pa marrë parasysh ku jemi.

Prano pa gjykuar. Kur ne dëgjojmë se vala emotive  do të na godasë , nuk duhet ta gjykojmë por thjeshtë ta pranojmë këtë emocion dhe pastaj ta lejmë të shkojë. Në qoftë se në momentin kur vala emocionale na godet arrijmë për një çast të ndalojmë  mendimet dhe të vëzhgojmë, do të shohim se emocionet, përfshirë edhe frikën, lindin, rriten, arrijnë pikën kulmore dhe nëse nuk i ushqejmë ato zhduken. Disa herë në ditë ndalo dhe pyete veten: Cfarë emocionesh po provoj tani? Në cilën gjëndje shpirtërore jam? Cilat janë mendimet që ushqenjë këtë ndjenjë? Cfarë po më tregon ky emocion? Në cilin drejtim po më shpie ky mendim? Drejtimi ku unë dua të shkojë? Përfytyro fitoren.

Nëse të duhet të  përballosh një ngjarje që të mbush me ankth (një provim, një detyrë në punë, një performancë sportive, etj) përdor teknikën e përfytyrimit kreativ. Imagjinata na mundëson të përjetojmë paraprakisht disa eksperienca dhe të na stërvisë për të dhënë më të mirën kur të vi casti. Parimi i përfytyrimit kreativ bazohet  në faktin se për mendjen tonë të pavetëdijshme nuk ekziston diferencë mes diçkaje të ndodhur vërtetë dhe asaj që kemi imagjinuar, në të dyja rastet krijohen sinapse të reja. Imagjino sikur e ke mbyllur një eksperiencë me sukses, lëre veten në valët e ndjenjave dhe emocioneve pozitive. Për të përfituar sa më shumë nga kjo teknikë, duhet ta praktikosh vazhdimisht. Nëse jeni të relaksuar në maksimum kjo teknikë do të jetë me efektive. Trupi dhe mëndja jetojnë në lidhje shumë të fortë mes tyre, kur njëri relaksohet përfiton edhe tjetri.

Pozitiv. Mendo dhe fol në mënyrë sa më pozitive. Gjuha ka aftësinë magjike për të ndryshuar perceptimin tonë : ne mendojmë përmes fjalëve dhe të njëjtat fjalë kanë fuqinë për të burgosur ose të na bëjnë të lirë , na lënë të jetojmë me frikë të vazhdueshme dhe ankth apo për thërrasin guximin dhe gjallërinë. Cilat janë mendimet e tua ose besimet negative me të shpeshta? Nëse nuk je ende i vetëdijshëm dëgjo veten: kur flet në telefon me miqt si ja tregon ditën tënde, historinë, jetën tënde?

Zëvendëso gjuhen  distruktive (është e vështirë, nuk jam në lartësinë e duhur, nuk bëhet gjë) me gjuhën konstruktive ( Nuk është e lehtë, meritoj më shumë, jam shumë i friksuar, çfarë mund të bejë?) Ushtrime fizike. Shumë kërkime shkencore  kanë treguar  se kush bën ushtrime fizike është më i mbrojtur ndaj krizave të ankthit dhe frikës madje edhe sisitemi i tij imunitar funksionon më mirë. Ajo që ka rëndësi është vazhdimësia. Zgjidh nje aktivitet që të pëlqen dhe të bën të ndihesh mirë dhe përpiqu ta praktikosh për të paktën 20 min tre herë në javë. Nise me ngadalë dhe lehtësi dhe më pas lëre trupin tënd të të drejtojë.

Hani mirë. Disa studime shkencore kanë treguar se ushqimi ndikon në karakterin tonë. Sipas disa studimeve  është vën re se kush konsumon mish të kuq është më i prirur drejt sjelljeve agresive ndërsa sheqernat e rafinuar thajnë nga trupi disa vitamina të rëndësishme për trupin. Si pasojë vjen përgjumja, veshtirësitë në përqëndrim, irritimi, reduktimi i memories. Të ushqyerit rregullisht me ushqime të tilla është njësojë si të vendosësh një virus në bordin e kompjuterit tuaj. Nuk është e nevojshme të bëheni vegjetarianë apo të hiqni dorë nga mishi dhe ëmbëlsirat, por duhet të keni më shumë kujdes në gjërat që hani. Në këto raste, kur ankthi nuk është në nivele shumë të larta , mund të përdorni dhe disa bimë mjeksore si kamomili ose Passiflora(lule busulla) të cilën mund ta përdorni në formë çaji ose në faza më të përparuara të ankthit të merret  në formë kapsule.


0 comments
bottom of page