• Trupi dhe Shëndeti

Autizmi

Çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD) është emri për një sërë gjendjesh shëndetsore të ngjashme, përfshirë sindromën Asperger, që ndikojnë në ndërveprimin shoqëror të personit, komunikimin, interesat dhe sjelljen.

Tek fëmijët me autizëm, simptomat shfaqen para moshës tre vjecare , edhe pse një diagnozë ndonjëherë mund të bëhet pas moshës tre vjeçare.

Më të prekur janë djemtë me këtë çrregullim sesa vajzat.

Autizmi ështe një sëmundje nga e cila nuk mund të shëroheni, por terapitë e ndryshme të të folurit-gjuhës dhe një numër ndërhyrjesh të tjera janë në dispozicion për të ndihmuar fëmijët dhe prindërit.

Shenjat dhe simptomat

Njerëzit me autizëm kanë tendencë të kenë probleme me ndërveprimin dhe komunikimin shoqëror.

Në fëmijërinë e hershme, disa fëmijë me autizëm nuk belbëzojnë ose përdorin tinguj të tjerë vokalë. Fëmijët më të rritur kanë probleme me sjelljen jo-verbale të ndërveprimit me të tjerët - për shembull, ata kanë vështirësi me kontaktet me sy, shprehjet e fytyrës, gjuhën e trupit dhe gjestet. Ata nuk mbajnë kontakte të shkurtra me sy dhe injorojnë familjarët dhe të panjohurit.

Fëmijët me autizëm nuk janë te vetëdijshëm dhe nuk kanë interes ndaj fëmijëve të tjerë. Ata janë më tepër të tërhequr nga fëmijë më të vegjël ne moshë se ata , në vend që të bashkëveprojnë me fëmijët e të njëjtës moshë. Ata kanë tendencë të luajnë vetëm.

Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë emocionet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë si dhe vështirësi në fillimin e bisedave ose pjesëmarrjen në to. Zhvillimi i gjuhës tek fëmijët me autizëm mund të jetë i vonuar dhe mungesa dhe aftësitë e të folurit nuk do të kompesohen duke përdorur gjeste (gjuhën e trupit) ose shprehjet e fytyrës.

Fëmijët me autizëm do të tentojnë të përsërisin fjalë ose fraza të folura nga të tjerët (menjëherë ose më vonë) pa formuluar gjuhën e tyre , ose paralelisht me zhvillimin e aftësive gjuhësore. Disa fëmijë nuk demostrojnë lojëra me imagjinatë apo të pretendojnë gjatë një loje, ndërsa të tjerët do të përsërisin vazhdimisht të njëjtën shfaqje.

Disa fëmijë me autizëm pëlqejnë të rrinë në të njëjtën rutinë dhe një ndryshim i vogël mund të shkaktojë zemërim të castit ose shpërthime inati. Disa fëmijë mund të godasin dorën, të rrotullohen ose të lëvizin gishtat kur ata janë të ngazëllyer ose të mërzitur. Të tjerë përfshihen në aktivitete të përsëritura, të tilla si ndezja dhe fikja e çelsave të dritës, hapja dhe mbyllja e dyerve ose rreshtimi i gjërave.

Fëmijët dhe të rinjtë me autizëm shpesh përjetojnë një gamë të problemeve konjiktive (të menduarit), të mësuarit, emocionale dhe të sjelljes. Për shembull, ata mund të kenë gjithashtu Deficit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (nga anglishtja Attention Deficit Hyperactivity Disorder - ADHD), ankth ose depresion.

Rreth 70% e fëmijëve me ASD kanë një IQ (koeficent inteligjence) joverbale nën 70. Nga këto, 50% kanë një IQ jo-verbale nën 50. Në përgjithësi, deri në 50% të njerëzve me "vështirësi të mëdha të të mësuarit" kanë autizëm.


Diagnostikimi

Karakteristikat kryesore të autizmit janë problemet me komunikimin dhe ndërveprimin social te cilat mund të jënë të shfaqen gjatë fëmijërisë së hershme.

Disa karakteristika të autizmit nuk janë të dukshme deri në momentin kur diçka ndryshon, të tilla si në momentin kur fëmija fillon çerdhen ose shkollën.

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë nga shenjat dhe simptomat e autizmit tek fëmijët tuaj, ose nëse jeni të shqetësuar për zhvillimin e fëmijës suaj. Diskutimi i shqetësimeve tuaja me çerdhen ose shkollën e fëmijës mund t’ju vijë në ndihmë.

Si te kujdeseni për dikë më autizëm

Të jesh kujdestar nuk është një rol i lehtë. Kur jeni i zënë duke iu përgjigjur nevojave të të tjerëve, mund të ndikojë në energjinë tuaj emocionale dhe fizike, duke bërë që të harroni shëndetin dhe mirëqenien tuaj mendore .

Nëse jeni duke u kujdesur për dikë tjetër, është e rëndësishme që të kujdeseni për veten dhe të merrni sa më shumë ndihmë që të jetë e mundur. Është në interesin tuaj dhe ato të personit që ju intereson.

Çfarë e shkakton autizmin?

Shkaku i saktë i autizmit është i panjohur, por mendohet të jetë përfshirja e disa faktorëve kompleks gjenetik dhe mjedisor.

Në të kaluarën, disa njerëz besonin se vaksina MMR (fruthit, shytave dhe rubeolës) shkaktoi autizmin, por kjo është hetuar gjerësisht në një numër studimesh të mëdha në mbarë botën, duke përfshirë miliona fëmijë dhe studiuesit nuk kanë gjetur ndonjë lidhje të MMR (fruthit, shytave dhe rubeolës) dhe autizmin.

Autizmi tek të rriturit

Disa njerëz me autizëm kanë patur karakteristika të çrregullimit gjatë fëmijërisë , por hyjnë në moshën e rritur pa u diagnostikuar kurrë.

Megjithatë, diagnostikimi tek të rriturit shpesh mund të ndihmojë një person me autizëm dhe familjarët e tyre të kuptojnë gjendjen dhe të analizojnë se çfarë lloj këshille dhe mbështetjeje kanë nevojë.

Për shembull, një numër shërbimesh specifike janë në dispozicion për të rriturit me autizëm për të marrë ndihmën dhe mbështetjen që ata kanë nevojë për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe për të gjetur një punë që përputhet me aftësitë e tyre.


0 comments

Recent Posts

See All

Kjo faqe është ndërtuar me mbështetjen e Shoqatës Shqiptare të Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor "HOPE Albania"

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Instagram Icon
  • YouTube - Grey Circle