top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Bëni seks,jetoni më të lumtur!

Updated: Jan 21, 2019


Ekspertët thonë se seksi ka tre funksione kryesore në një marrëdhënie dashurie: erotike, riprodhuese dhe komunikative. Në fund të fundit, dashuria nuk është më e madhe për shkak të seksit të shpeshtë, por seksi forcon lidhjen dhe intimitetin mes partnerëve.Seksi jo vetëm ndihmon për tu ndjerë mirë ,por sjell edhe një sërë benefitesh shëndetësore.


Seksi rigjeneron sistemin imunitar,ul presionin e gjakut,ul riskun e atakut kardiak,na ndihmon të bëjmë një gjumë sa më të mirë dhe ul nivelin e stresit.Gjatë orgazmës,trupi prodhon më shumë oksitocinë,hormoni i cili nxit lidhjen mes njerëzve.


Sipas seksologëve,seksi ngadalëson proçesin e plakjes dhe ndihmon në rifreskimin e shëndetit mendor. Të bërit seks konsiderohet një lloj aktiviteti fizik dhe studimet kanë treguar që meshkujt harxhojnë 4 kalori në minutë gjatë aktit seksual,ndërsa femrat 3.


Gjithashtu seksi ndihmon dukshëm në largimin e stresit duke rritur nivelin e endorfinës dhe hormoneve të tjera që ndikojnë në humorin e secilit.Aktiviteti seksual parandalon rritjen e presionit të gjakut duke ju bërë më të qetë sidomos gjatë situatave stresuese.


Një tjetër lajm i mirë vjen për meshkujt,ku sipas Revistës Europiane të Urologjisë është konstatuar që meshkujt që bejnë më shumë seks ,janë 20% më pak të prekur nga kanceri i prostatës.Gjatë orgazmës gjithashtu lirohet hormoni prolaktinë,i cili ju ndihmon të flini mirë dhe të relaksuar,duke ju bërë të ndiheni edhe më të lumtur .Gjithashtu lëkura juaj është më e re dhe më me shkëlqim pas seksit,për shkak të oksigjenimit te gjakut nën lëkurë.


Sipas një studimi të publikuar në revistën amerikane Emotion,është parë që të bërit seks jo vetëm që rregullon gjendjen tonë emocionale por na bën të ndihemi më optimist dhe më të sigurt përballë problemeve të ndryshme.Gjatë këtij studimi,152 studentëve, ju kërkua të mbajnë një ditar mbi rutinën e tyre seksuale dhe mënyrën se si ndiheshin pasi kishin bërë seks.


Rezulatet treguan që studentët me aktivitet më të lartë seksual tregonin një sens më të lartë optimizmi dhe ishin më të prirur për ti parë gjërat me më shumë pozitivizëm dhe pa treguar shumë stres, në krahasim me ata të cilët nuk kishin kryer fare seks.



Ky rezultat sigurisht nuk ishte i papritur pasi gjatë aktit seksual trupi ynë çliron atë që botërisht njihet si “hormoni i lumturisë”,pra dopaminën,një neurotrasmetues i cili aktivizon qendrat e kënaqësisë në tru.



Personat monogamë (pra që kanë vetëm një partner) tregonin një kualitet më të mirë jetese se ato jo monogamë.Gjithashtu,personat që morën pjesë në studim dhe ishin në një lidhje të qëndrueshme, por nuk kryenin seks rregullisht,nuk treguan të njëjtat rezultate pozitive me personat me një jetë aktive seksuale. Ky është një tregues, që personat të cilët nuk ishin të kënaqur nga seksi me partnerët e tyre,nuk tregonin ndonjë përmirësim në kualitetin e jetës krahasuar me ata që nuk kishin aktivitet seksual.



Shtetet e Bashkuara të Amerikës momentalisht po përjetojnë një periudhë te cilën studiuesit e kanë përkufizuar si “kriza e seksit”.Martesat kanë rënë dhe studimet e shumta predikojnë që 25% të atyre që njihen si millennials (pra personat qe kanë lindur mes viteve 80-90) do jenë përjetë të vetmuar.



Raportohet që edhe ata persona që kanë një lidhje të qëndrueshme, bëjnë më pak seks duke u ndikuar nga ajo që është quajtur”teknointerferim”. Studimet e fundit kanë treguar që 10% e personave, kanë deklaruar që ata shikojnë herë pas here telefonat e tyre edhe gjatë aktit seksual.


Sipas disa statistikave nga universiteti i Kembrixhit,çiftet ne vitin 1990 bënin seks pesë herë në muaj ndërsa sot ata bejnë 2-3 herë ,një ulje kjo prej 40% .Sipas këtij trendi në vitin 2030 çiftet nuk do bëjnë më pothuajse fare seks.


Ashtu siç është gjumi i rëndësishëm,ashtu edhe seksi nuk duhet të mendohet si diçka për ta pasur në axhendë,por një pjesë vitale e mirëqënies si emocionale ashtu edhe fizike.





0 comments
bottom of page