- Trupi dhe Shëndeti
Brenda një truri të pushtuar nga ankthi do të gjeni...
Shqetësim të vazhdueshëm
Për atë çka njerëzit mendojnë për ju dhe si veprimet tuaja ndikojnë tek të tjerët.
Fiksim mbi të kaluarën dhe të tashmen
Specifikisht, për gjerat që ishin dhe janë ende jashtë kontrollit tuaj.
Frika e të qenit vetëm
Jo sepse jeni vetëm për momentin, por frika se si do të ndiheni nëse do të jeni vetëm në të ardhmen.
Frika e gjykimit
Frika e madhe dhe e vazhdueshme e të qenit e ekspozuar dhe e gjykuar nga të tjerët.
Një dëshirë e madhe për të qenë “normale”
Çfarëdo që e mendoni si “normale”, nuk ekziston. Ne të gjithë kemi të metat, të veçantat, forcën dhe dobësitë tona.
Çrregullimet e ankthit, janë sëmundjet më të zakonshme mendore në Shtetet e Bashkuara, duke ndikuar në 40 milionë të rritur. (APX 18.1% e popullsisë çdo vit, NIMH).
Sidomos tani, me gjendjen në të cilën ndodhet bota jonë, ankthi është edhe më i përhapur.
Ankthi është i shërueshëm, por vetëm 39% e popullsisë kërkon trajtim të specializuar.
Në doza të vogla, ankthi është normal dhe ndoshta edhe diçka e mirë. Por, në nivele të larta mund të çojë në çrregullime fizike dhe emocionale.
Çfarë të bëni kur keni ankth?
1. Përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj. Një mënyrë shumë e thjeshtë, efektive dhe e neglizhuar për të menaxhuar simptomat e ankthit në moment.
2. Dilni jashtë kornizës tuaj për të krijuar një sistem mbështetës. Fuqia e komunitetit dhe marrëdhëniet që kemi me njerëzit janë shumë të nënvlerësuara, kur bëhet fjalë për trajtimin e ankthit. Komunikoni me njerëzit dhe sistemet mbështetëse që ju keni.
3. Lejojini mendimet e ndryshme që t’ju përfshijnë. Kjo është baza e CBT (terapi e sjelljes njohëse), ku qëllimi është që të lejoni që mendimet tuaja të vijnë dhe të kalojnë, në vend që t’i bllokoni ato. Provoni të shikoni, në vend që t'i gjykoni ato.
