- Trupi dhe Shëndeti
Bulimia nervore,bukuria që vret
Updated: Jan 16, 2019
Bulimia është një çrregullim psikologjik i të ngrënit ,që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar,pasuar nga mania për ta nxjerrë atë.Njerëzit që kanë bulimi kalojnë në periudha ku hanë shumë ushqim në një kohë shumë të shkurtër dhe pastaj përdorin ilaçe (ilaçe për t’i ndihmuar me jashtëqitjen) ose bëjnë stërvitje të tepruar , në përpjekje për të mos shtuar peshë . Burrat dhe gratë e çdo moshe mund të kenë bulimi, por është më shumë e zakonshme tek femrat e reja dhe zakonisht në adoleshencën e hershme.
Simptomat e bulimisë
Simptomat e bulimisë përfshijnë:
të ngrënit sasi shumë të mëdha ushqimi në një kohë të shkurtër, shpesh në një mënyrë të pakontrrolluarzbrazjen e ushqimit të konsumuar duke përdorur mënyra të ndryshmë për të vjellë,përdorimin e laksativëve, ose ushtrimet ekstreme fizike pas një vakti ushqimor vetëm e vetëm për të shmangur shtimin në peshëndryshime të humorit – gjendje shumë e tensionuar ose e shqetësuar emocionale
Këto simptoma mund të mos jenë të lehta për tu zbuluar,pasi shpesh njerëzit që vuajnë nga bulimia nuk flasin për problemet e tyre.
Si të marrim ndihmë për buliminë?
Nëse mendoni se po përjetoni simptoma të bulimisë, konsultohuni me mjekun tuaj sa më shpejt që të mundeni.Personat që vuajnë nga bulimia e kanë shumë e vështirë të pranojnë që kanë një problem të tillë dhe shpesh nuk kërkojnë ndihmë. Prania e personave të dashur gjatë konsultave me mjekun specialist do të ishte një ndihmë e madhe për ta.
Roli i familjes
Shqetësimi anoreksiko-bulimik dhe obeziteti shfaqen në adoleshencë ,por rrënjët janë që në fëmijëri.Prindërit shumë shpesh nuk janë të vetëdijshëm për shqetësimet psikologjike të fëmijëve dhe gjendjes së tyre të rënduar emocionale.Shpesh personat e prekur nga bulimia ndihen të pashpresë dhe të pafuqishëm për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhen.Ju duhet të flisni me femijët tuaj dhe ti qëndroni sa më pranë nëse vërëni që fëmija juaj po kalon përmes një faze të tillë.
Rreziqet shëndetësore që shkakton bulimia
Bulimia mund të çojë në probleme fizike serioze dhe mund të shkaktojë probleme serioze në trupin tuaj.Të vjellat e tepërta dhe kequshqyerja mund të shkaktojnë probleme serioze të aparatit tretës .Për pasojë këta persona mund të ndihen të lodhur dhe të pafuqishëm gjatë gjithe kohës.Gjatë anoreksisë mund të krijohen edhe probleme me ciklin menstrual.Personat që vuajnë nga bulimia mund të përjetojnë edhe ndërprerje të ciklit menstrual(aminorrea) që sjell pasoja të rënda për organizmin.Si pasojë e dehidratimit lëkura thahet dhe duket më e plakur,gjithashtu edhe flokët.
Të vjellat e tëpërta ndikojnë negativisht edhe në shëndetin e dhëmbëve,pasi aciditeti i shtuar ndikon në dëmtime serioze të smaltit.Aciditeti i tepruar gjithashtu ndikon në tharjen e fytit dhe probleme me gëlltitjen.Kequshqyerja shkakton edhe probleme me kockat dhe në raste ekstreme mund të çojë deri në osteoporozë.Në faza më të vonshme ndikohen edhe organe më të rëndësishme siç janë zemra dhe veshkat .
Shkaqet e bulimisë
Nuk dihen saktësisht shkaqet e bulimisë dhe çrregullimeve të tjera të të ngrënit.Bullizmi është një faktor kryesor që ndikon në shfaqjen e bulimisë.Personat që kanë presion të vazhdueshëm nga shoqëria mbi format e tyre trupore si modelet,balerinët,personat me vetëbesim të ulët, me personalitet obsesiv, ose të abuzuar seksualisht janë më të predispozuar të preken nga bulimia.
Trajtimi i bulimisë
Trajtimi i bulimisë konsiston në ndërhyrje të ndryshme që përfshijnë psikoterapinë individuale,terapinë familjare dhe farmakoterapinë.Mjekimet me antidepresivë mund të ndihmojnë në disa raste të caktuara të bulimisë.
