- Trupi dhe Shëndeti
Cilat janë simptomat e hepatitit B?

Hepatiti B është një patologji që prek mëlçinë. Shkaktohet nga virusi HBV i cili në 95% të rasteve nxit një infeksion akut që shërohet në pak muaj. Në 5% e mbetur virusi nuk zhduket plotësisht dhe infeksioni kthehet në kronik.
Si transmetohet virusi?
Virusi HBV transmetohet nëpërmjet kontaktit direkt të lëngjeve të trupit të infektuar, si gjaku, pështyma, sperma, sekrecionet vaginale, qumështi i gjirit.
Cilat janë simptomat?
Simptoma më karakteristike është ngjyra e verdhë e gjuhës, e sklerës së syrit dhe lëkurës, e shoqëruar me lodhje, dobësi, humbje oreksit, rënie në peshë dhe temperaturë. Në disa raste kjo sëmundje nuk shfaq asnjë simptomë.
Si diagnostikohet?
Diagnostikimi kryhet nëpërmjet analizave të gjakut që nxjerrin praninë e disa treguesve specifikë (transaminazat, antigjenet dhe antitrupat).
Si kurohet?
Në fazën akute duhet të paktën një muaj pushim dhe një dietë e lehtë, me pak yndyrna dhe proteina por e pasur me karbohidrate të thjeshta dhe komplekse. Në fazën kronike përdoren ilaçe antivirale, të cilat veprojnë duke frenuar prodhimin e virusit. Molekulat e gjeneratës së fundit janë “entecavir” dhe “tenofovir”; të disponueshme në kokrra, të cilat merren një herë në ditë për shumë vite dhe shpesh gjatë gjithë jetës. Pas një ose dy muajsh mjekim, ADN-ja e virusit HBV nuk është më e matshme në gjak. Pavarësisht kësaj, në 90% të njerëzve, virusi mbetet në qelizat hepatike në formë të fshehtë (bartës joaktiv) dhe për këtë arsye është e domosdoshme kontrolli nga një hepatolog, i cili një herë në vit kryen një vizitë dhe këshillon disa analiza gjaku dhe një ekografi të mëlçisë. Në 10% tjetër të njerëzve, pas marrjes së mjekimit për një periudhë 4-5 vjeçare, ndodh shkatërrimi i plotë i virusit.
Si bëhet parandalimi?
Sëmundja parandalohet me anë të vaksinës, e cila administrohet në tre doza me injeksion intramuskular dhe garanton pothuajse në të gjitha rastet (99%) imunitet të përhershëm.