top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Dashuria mund t’ju krijojë varësi?



Ekziston një formë e varësisë, e cila hyn në të ashtuquajturat 'varësi të sjelljes', që ka të bëjë me dashurinë, që quhet varësi emocionale.

Nuk ka një diagnozë zyrtare të këtij çrregullimi, i cili duket se është i përhapur në 3-6% të popullsisë. Duke qenë shkaktar i vuajtjeve dhe vështirësive të mëdha për ata që e vuajnë, psikologjisë i intereson gjithnjë e më shumë, si për ta kuptuar ashtu edhe për ta kuruar.

Varësia emocionale ndan disa karakteristika me varësinë ndaj substancave: një lloj "dehjeje" (duket se ndjenja e kënaqësisë që ndjen i varuri emocional kur është me partnerin dhe është thelbësore që ai të ndihet mirë), toleranca (i varuri emocional ndjen nevojën, për të kërkuar një sasi gjithnjë e më të madhe kohe për t'i kushtuar partnerit, me koston e reduktimit gjithnjë e më shumë të pavarësisë dhe marrëdhënieve me të tjerët) dhe gjithashtu mungesa (mungesa e partnerit e bën të ndihet në gjendje alarmi dhe nevoja për ta pasur pranë mund të jetë aq e fortë, sa të jetë qendra e ekzistencës së tij).

Kjo gjendje shpesh shoqërohet me çrregullime dhe simptoma të tjera psikopatologjike.



0 comments
bottom of page