top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Diabeti:një guidë mbi simptomat,shkaqet dhe trajtimin e tij

Updated: Jan 19, 2019

Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe që shoqërohet me çrregullime të metabolizmit të karbohidrateve,yndyrnave dhe proteinave.


Ka dy lloje të diabetit:

· diabeti i tipit 1 –mund të shfaqet në çdo moshë,por më shpesh shfaqet te fëmijët,adoleshentët apo të rinjtë.Në diabetin e tipit 1,trupi prodhon shumë pak ose aspak insulinë,për këtë arsye janë të nevojshme injektimet e përditshme të insulinës.

· diabeti i tipit 2 – është tipi më i shpehtë.Zakonisht shfaqet te të rriturit por për shkak të obezitetit mund të shfaqet edhe te fëmijët.Shumë shpesh personat e prekur nuk e dinë që e kanë këtë sëmundje.


Diabeti tip 1 mendohet se është i trashëguar por shkaku i vërtetë është i panjohur.Në shfaqjen e diabetit tip 2 rol të rëndësishëm luajnë faktorët e mjedisit dhe stili i jetesës.Ndër faktorët kryesorë janë obeziteti,niveli i lartëi yndyrnave në gjak,konsumimi i lartë i ushqimeve yndyrore,aktiviteti i ulët fizik etj.Gjatë shtatëzanisë, disa gra kanë nivele të larta të glukozës në gjak pasi disa hormone që prodhohen në shtatëzani bllokojnë veprimin e insulinës. Ky njihet si diabeti gestational.


Para diabeti


Shumë njerëz kanë nivele të larta të sheqerit, por jo aq të larta sa të diagnostikohen me diabet.

Kjo gjenjdje shpesh njihet si para-diabet. Nëse niveli i sheqerit në gjak është mbi nivelin normal, rreziku juaj për zhvillimin e diabetit është shumë i madh.

Është shumë e rëndësishme që diabeti të diagnostikohet dhe të trajtohet në një fazë sa më të hershme.


Kur duhet të konsultoheni me një mjek specialist


Konsultohuni me mjekun tuaj nëse po përjetoni simptomat kryesore të diabetit, të cilat përfshijnë:

· etje të shtuar

· erë e pazakontë dhe tharje e gojës

· urinim të shpeshtë, sidomos gjatë natës

· lodhje e pakufishme

· humbje në peshë dhe humbje të masës muskulare

· kruarje rreth penisit ose vaginës dhe infeksione të vazhdueshme

· çarje ose plagë te cilat shërohen ngadalë

· shikim të turbullt


Shkaqet e diabetit


Sasia e sheqerit në gjak kontrollohet nga hormoni i quajtur insulinë, i cili prodhohet nga pankreasi.Diabeti mund të shkaktohet nga mungesa e insulinës,rezistenca ndaj saj apo të dyja bashkë.Kur ushqimi tretet dhe hyn në qarkullimin e gjakut, insulina lëviz glukozën nga gjaku në qeliza, ku dekompozohet për të prodhuar energji.

Kur prekeni nga diabeti, trupi juaj nuk është në gjendje të shndërrojë glukozën në energji. Kjo nodh për shkak se nuk ka insulinë të mjaftueshme për të lëvizur glukozën, ose insulina e prodhuar nuk funksionon siç duhet.


Të jetosh me diabet


Nuk duhet të harroni që diabeti është një sëmundje kronike dhe duhet të trajtohet për të shmangur komplikacionet e tij.Kjo zakonisht realizohet me ndihmën e medikamenteve të ndryshme por një rol të rëndësishëm luan dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik.Personat e prekur nga diabeti mund të bëjnë një jetë normale nesë i përmbahen protokolleve të sëmundjes.Gjithashtu ju uhet të kryeni analiza të rregullta të gjakut për të siguruar që nivelet e glukozës në gjak të jenë të ekuilibruara. Ju mund të përdorni kalkulatorin e indeksit të peshës suaj trupore BMI për të kontrolluar nëse keni një peshë të shëndetshme.


Dëmet që shkakton diabeti i patrajtuar


Diabeti arrin të dëmtojë heshturazi pothuajse të gjitha organet e trupit. Ai jep komplikacione si në enët e vogla të gjakut ashtu edhe në kapilarët e arteriet shumë të vogla.Diabeti mund të shkaktojë komplikacione mjaft serioze në sy,këmbë,zemër,veshka dhe në tru nëse shifrat e glukozës në gjak nuk mbahen afër vlerave normale.

0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page