top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Dushi, sapuni dhe higjena e përditshme: 10 gabimet që duhen shmangur


Larja e shpeshtë është e dëmshme.


Ekspertët bien dakord mbi faktin që fiksimi jonë për pastërti na bën më të prekshëm ndaj baktereve. Më poshtë ju listojmë gabimet që duhen shmangur për një higjenë korrekte.


1. Dushi i përditshëm


Dushi në mëngjes apo para gjumit? Ndonjëherë bën më shumë dëm se sa mendoni. Në fakt larja e përditshme shqetëson florën e lëkurës që krijon trupi për t’u mbrojtur.


2. Dushi apo bideja?


Për një higjenë korrekte, mjafton të bëni dush dy herë në javë, të lani shpesh duart dhe të përdorni bidenë në mënyrë të rregullt.


3. Dushi i gjatë


Qëndrimi gjatë nën ujin e rrjedhshëm të dushit mund të shkaktojë dehidratim. Çdo larje në dush nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta.


4. Sapunët dhe detergjentët


Shumë shpesh sapunët vrasin bakteret “e mira”. Përdorimin e sapunit mund ta bëni përditë për të larë duart, sqetullat dhe ijet.


5. Temperatura e ujit


Të relaksoheni duke bërë një dush apo vaskë të ngrohtë? Shumë e gabuar! Nxehtësia e çon gjakun në sipërfaqe dhe shkakton kruarje. Lahuni gjithmonë me ujë të vakët.


6. Shampo me tepricë


Duhen shmangur sasitë e mëdha të shampos. Përveç kësaj, nxehtësia nuk i bën mirë flokëve duke i bërë ato më të yndyrshme.


7. Larja e fytyrës me ujë e sapun?


Larja e shpeshtë e fytyrës me sapun na bën të ndiheni më të pastër por në të vërtetë nxit bakteret e dëmshme.


8. Pastroni gjithmonë make-up


Pse ta heq make-up kur nesër duhet të lyhem sërish? Shumë e gabuar! Çdo mbrëmje është e rëndësishme që fytyra të pastrohet nga make-up në mënyrë që lëkura të marrë ajër.


9. Sfungjeri


Sfungjerët shërbejnë për t’u pastruar më mirë por ato janë parajsa e mikrobeve që mbeten të bllokuara aty. Sfungjerët duhen tharë mirë dhe zëvendësuar çdo dy muaj.


10. Përdorimi i briskut në dush


Pastrimi i qimeve me brisk gjatë kohës që jeni në dush është një mënyrë e rehatshme dhe e shpejtë por në këtë mënyrë myku është gati të sulmojë. Brisku duhet mbajtur larg zonave me lagështirë dhe të pastrohet rregullisht me alkool.

0 comments
bottom of page