- Trupi dhe Shëndeti
Efektet anësore të antibiotikëve,çfarë duhet të dini?

Antibiotikët janë ndër medikamentet më të përshkruara në të gjithë botën.Këto medikamente përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale,që ndryshe nga ato virusale,nuk kalojnë pa u trajtuar.Përshkrimi i antibiotikëvë pa kriter është një dukuri që haset sot në të gjithë botën,megjithatë përshkrimi korrekt i antibiotikëvë është mjaft i rëndësishëm dhe shpesh shpëton jetë. Si shumë medikamente të tjera,edhe antibiotikët mund të kenë efekte anësore të ndryshme.Disa nga efektet anësore mund të jenë të lehta por ka raste kur këto efekte anësore mund të jenë mjaft serioze.Nëse pas përdorimit të antibiotikut keni hasur ndonjë nga efektet anësore që kemi përshkruar më poshtë, ju duhet të kontaktoni patjetër mjekun tuaj.
Probleme me traktin tretës
Një ndër shqetësimet më të shpeshta që haset si pasojë e përdorimit të antibiotikëve janë problemet me sistemin gastrointestinal,siç janë nausea,të vjellat apo diarrea.Gjatë përdorimit të antibitotikë është mjaft e rëndësishme përdorimi i madh i lëngjeve dhe frutave,si dhe evitimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha fibrash. Kjo pasi antibiotikët shpesh vrasin edhe bakteret e mira që ndodhen në florën tonë bakteriale dhe si rrjedhojë trupi ynë mbetet i dehidruar(pra trupi humbet shumë lëngje). Shumë shpesh,në këto situata,nevojitet hospitalizimi i personit të prekur nga simptomat e mësipërme.
Dhimbje koke
Dhimbjet e kokës janë një tjetër efekt anësor i shkaktuar nga përdorimi i antibitokëve.Zakonisht nuk kemi të bëjmë me dhimbje të forta koke,por dhimbje të lehta dhe të përkohshme.Përdorimi i analgjezikëve siç janë paracetamoli apo ibuprofeni mund t’ju ndihmojë në lehtësimin e këtyre simptomave.
Sensitiviteti ndaj rrezeve të diellit
Disa antibiotikë janë fotosensitivë,pra ndikojnë në mënyrën se si lëkura reagon ndaj rrezeve ultravioletë.Ekspozimi në diell gjatë përdorimit të këtij grupi antibiotikësh rrit rrezikun e djegies dhe rrjepjes së lëkurës,si dhe shkakton dëmtime në qelizat e saj.Disa antibiotikë e japin këtë efekt në më pak se 15 minuta pas ekspozimit në diell.Prandaj është shumë e rëndësishme që personat që përdorin grupet e antibiotikëve si tetraciklinat dhe fluorokinolonet të kenë mjaft kujdes gjatë ekspozimit në diell,sidomos gjatë orareve 10 me 14.Nëse këta persona ekspozohen në diell,duhet patjetër të përdorin kremin mbrojtës.
Ndërveprimi me medikamente të tjera
Përdorimi i antibiotikëvë mund të trajtojë infeksionin tuaj bakterial,por gjithashtu mund të shkaktojë edhe ndryshimin e efektivitetit të preparateve të tjera që ju jeni duke përdorur.Disa nga medikamentet që interveprojnë me antibiotikët janë holluesit e gjakut,antiacidet (ilaçet që përdoren për problemet e stomakut),antihistaminikët,anti-inflamatorët ,medikamentet që përdoren në sëmundjen e psoriazit (sëmundje kronike e lëkurës),diuretikët,antimykotikët,ato të diabetit ,medikamentet e migrenës,miorelaksuesit si dhe disa lloje antidepresivësh.
Kontraceptivët oral që përdoren kundër shtatzanisë mund të jenë më pak efektivë nëse merren sëbashku me antibiotikët,sidomos me rifampinën,por fatmirësisht ky antibiotik përshkruhet shumë rrallë. Klasat e tjera të antibiotikëve kanë treguar siguri edhe kur përdoren me kontraceptivët oral.
Gjithsesi nuk duhet të harroni që nëse përdorni antibiotikë ndërkohë që jeni nën ndikimin e kontraceptivë oralë dhe keni të vjella ,kjo mund të jetë një shënjë që trupi juaj nuk po e thith siç duhet kontraceptivin oral.
Antibiotikët ndërveprojnë gjithashtu me alkolin.Veçanërisht grupi i metronidazolit,tinizadolit apo trimethoprim sulfamethaxazolit nuk duhet asnjëhere të miksohet me asnjë sasi alkoli,pasi kombinimi i tyre mund të shkaktojë një reaksion shumë serioz i cili shoqërohet me dhimbje të forta koke,skuqje,rrahje të shpejta të zemrës,nausea dhe të vjella.Përdorimi i moderuar i alkolit është i lejuar nëse jeni duke përdorur gjenerata të tjera të antibiotikëve.
Infeksionet mykotike
Antibiotikët mund të ndryshojnë florën normale bakteriale të organizmit tonë duke shkaktuar infeksione të ndryshmë fungale (pra mykotike).Këto infeksione mund të shfaqen në gojë,lëkurë ose poshtë thonjve të duarve dhe të këmbëve.
Ndërsa antibiotikët që përdoren për një kohë të gjatë,zakonisht shkaktojnë infeksione mykotike vaginale.Mjeku juaj mund t’ju sugjerojë edhe përdorimin e antimykotikëve gjatë përdorimit të zgjatur të antibiotikëve.
Grupi i tetraciklinave shpeshherë mund të shkaktojë atë që quhet “gjuha me qime”.Kjo dukuri vjen si pasojë e rritjes së papillave të gjuhës,si rezultat i përdorimit të gjatë të antibiotikëve.Pasi ndërpriten antibiotikët edhe këto simptoma do të zhduken.
Anafilaksia
Disa nga efektet anësorë më të frikshme dhe të rrezikshme të përdorimit të antibiotikëve janë reaksionet alergjike. Reaksionet alergjike nga antibiotikët,janë një ndër arsyet kryesore pse pacientët kërkojnë ndihmë pranë qendrave të emergjencës.
Këto reaksione shfaqen në forma nga më të ndryshmet,duke perfshirë ndjesinë e shtrëngimit në fyt,ndjesinë e mbytjes,marramedje,bronkospazmat (pra vështirësi në frymëmarrje) si dhe kollitje.Këto janë simptoma shumë serioze të cilat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe të specializuar.
Simptomat më të thjeshta të alergjisë ndaj antibiotikëvë përfshijnë urtikarien (pra skuqjen e lëkurës dhe kruarjen e saj),tështitje,lotim dhe kollitje.
Ngjyrosja e dhëmbëve
Grupi i tetraciklinave janë shkaktarët më të mëdhenj të ngjyrosjes së dhëmbëve sidomos te fëmijët dhe kur përdoren nga nënat shtatzëna.Që prej vitit 1970 përdorimi i grupit të tetraciklinave pothuajse është ndaluar sidomos te fëmijët nën moshën 8 vjeçare dhe gratë shtatzëna.Përjashtim nga ky grup bën vetëm doksiciklina,e cila është një gjeneratë e re e tetraciklinave dhe mjaft e sigurt.
Tendiniti
Grupi i antibiotikëve i njohur si fluorokinolonet,ka qenë për shumë kohë një zgjedhje popullore për trajtimin e sëmundjeve siç është pneumonia,bronkiti apo infeksionet e traktit urinar.
Ёshtë vënë re që përdorimi i kësaj klase antibiotikësh shkakton efekte të shumta anësore,krahasuar me grupet e tjera të antibiotikëve.Disa nga efektet anësore të këtij grupi përfshijnë dëmtime të tendinave,duke shkaktuar dhimbje (tendinit) apo dhe dëmtime të tyre (tendinopati),deri në këputje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shtuar edhe shenjën në paketimin e këtyre antibiotikëve që shpjegon efeketet anësore të mundshme.Në vitin 2016 OBSH-ja raportoi që ky grup antibitotikësh duhet të jetë i fundit që duhet të përdoret në skemat e trajtimit.
Vizioni i dyfishtë (diplopia)
Një studim i vitit 2009 në revistën Ophthalmology ka treguar që përdorimi i fluorokinoloneve mund të shkaktojë shikim të dyfishtë ,të njohur në gjuhën mjekësore si diplopia.Meqë përdorimi i këtyre antibiotikëve shkakton edhe tendinit,kërkuesit mendojnë që dhimbja dhe tkurrja e muskujve rreth syve mund të shkaktojë edhe efektin e vizionit të dyfishtë.Kërkuesit gjithashtu theksojnë se pacientët që kanë probleme të tilla duhet ti drejtohen mjekut specialist për të përjashtuar sindromaa të tjera të mundshme.
Gjendje ankthi dhe depresioni
Përdorimi i fluorokinoloneve sëbashku me penicilinën mund të shkaktojë efekte anësore si ankthi dhe depresioni. Sa më shumë të përdoren këto antibiotikë aq më e madhe është mundësia që personat të kenë gjendje të rënduar shpirtërore.
Antibiotikët ndryshojnë florën bakteriale të organizmit ,gjë e cila mund të ndikojë si në aspektin neurologjik,metabolik por edhe në atë imunologjik,të cilat sëbashku mund të kenë efekte anësore në shendetin mendor të pacientit.
Prandaj është shumë e rëndësishme që antibiotikët të përdoren vetëm kur rekomandohen nga mjeku dhe kur është realisht e nevojshme.Gjithashtu duhet ti perdorni ato në dozën dhe kohën e duhur.Mos harroni që antibiotikët nuk duhet te përdoren në trajtimin e gripit,pasi gripi është një infeksion viral dhe jo bakterial.