- Trupi dhe Shëndeti
FARAT CHIA
Farat Chia (Salvia hispanica), të quajtura edhe Salba Chia ose Chia meksikane, janë fara të ngrënshme të një bime nga familja e nenexhikut. Me origjinë nga Meksika dhe Guatemala, farat kanë një histori të gjatë. Ato ishin jetike në kulturat e lashta Aztec dhe Mesoamerikane. Farat përdoreshin për probleme shëndetësore si metodë alternative mjekësore dhe ishin pjesë shumë e rëndësishme e dietës së njerëzve.
Sot, chia rritet komercialisht në shumë vende duke përfshirë Meksikën, Guatemalën, Perunë, Argjentinën, Australinë dhe Shtetet e Bashkuara. Farat njihen gjerësisht për përdorimin e tyre si një përbës shtesë shumë i pasur me lëndë ushqyese, në dietat e shëndetshme.
Disa nga përfitimet e saj janë:
1. Ndihmojnë në humbjen e peshës
2. Përmbajnë antioksidantë
3. Ulin rrezikun e problemeve të zemrës
4. Ulin nivelin e sheqerit në gjak
5. Përmbajnë lëndë ushqyese shumë të rëndësishme për kockat
6. Të përshtatshme për t'u përfshirë në dieta të ndryshme
7. Farat Chia janë të pasura me Omega 3
