top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Foshnjet! Mund të dallojnë gjuhët e huaja!

Foshnjet janë mjaft të prirura për të mësuar dhe sapo lindin janë në gjendje të bëjnë dallimin mes fjalëve të thëna në gjuhën e tyre amtare dhe atyre në gjuhë të huaj: sipas një studimi që së shpejti do të publikohet në revistën “Pediatric Acta”.

Sipas studimit, që në javën e 30-të të shtatzanisë zhvillohen mekanizma ndijor që ndihmojnë fetusin në kuptimin e fjalëve dhe tingujve dhe në 10 javët e fundit të shtatzanisë fetusi kupton kur është duke folur nëna dhe cila është gjuha e folur. Për këtë arsye, që disa orë pas lindjes foshnja është në gjendje të përcaktojë nëse ata përreth saj flasin të njëjtën gjuhë me të nënës apo gjuhë të tjera të huaja.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë përzgjedhur 40 foshnje të lindura në Takoma apo Stokolm dhe i kanë lidhur biberonat e tyre me një kompjuter: kur foshnjat dëgjonin bisedat e bëra në gjuhën e nënës së tyre thithnin biberonin më intensivisht, pra ishin të vëmendshme. Kur rreth tyre flitej një gjuhë e huaj, thithnin biberonin pak ose aspak,dmth ishin të pavëmendshme.


0 comments
bottom of page