top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Gjërat që nuk duhet t’ua thoni njerëzve në gjendje depresioni


1. “Pse je në depresion?”

Ti ke një strehë, ushqim, ujë, nuk ke arsye për të qenë në depresion.


Depresioni mund t’iu ndodhë të gjithëve pavarësisht se kush janë apo se çfarë kanë ata.


2. “Gëzohu!”

Kjo është njëlloj si t’i thuash “Toke këtu!”, në vend së t’i zgjasësh dorën për ta ndihmuar dikujt që po mbytet.


3. “Nuk dukesh që je në depresion!”

Depresioni nuk ka pamje të caktuar. Ndonjëherë njerëzit në depresion, nuk duken as të trishtuar, kështu që mjaft e përforcuat këtë ide.


4. “Mos u bëj egoist!”

Është një mit dhe një gënjeshtër që tentativa për vetëvrasje është shenjë egoizmi. Është një simptomë e një sëmundjeje mendore.


5. “Mendo pozitivisht!”

Të menduarit pozitivisht është pothuajse e pamundur kur je në mjegullën e depresionit. Do të ishte pozitivitet toksik.


6. “Mos mendo më për atë gjë!”

Nëse njerëzit në depresion do të mund të ndalonin të menduarit për atë çka i ka çuar në atë situatë, mendoni se nuk do e kishin bërë?


7. “Mund të ishte edhe më keq!”

Kjo krijon një ndjenjë të madhe faji dhe turpi tek ata, pasi ndiejnë që nuk duhet të jenë në depresion.


Ndaj në vend që të përdorni këto fraza të vazhdueshme, mundohuni t’i pyesni njerëzit pse ndihen në atë mënyrë dhe se si mund t’i ndihmoni. Ndonjëherë nuk duhet të thoni shumë, por thjesht ti dëgjoni dhe t’i kuptoni ata dhe të vlerësoni përpjekjet e tyre.

Kjo është ajo ç’ka vërtet duan njerëzit në depresion. Jo trysni apo pozitivitet toksik!




0 comments
bottom of page