top of page
  • adagashi

Gjashtë vetë-ekzaminime që çdo grua duhet të bëjë çdo muaj

Gjiri

Vetë-ekzaminimi çdo muaj


Është shumë e rëndësishme që femrat ta njohin mirë gjirin e tyre, në mënyrë që të jenë të vëmendshme për ndonjë ndryshim të mundshëm, që mund ta shkaktojë kanceri i gjirit. Përveç vetë-ekzaminimit është e rëndësishme që të bëhen edhe ekzaminimet e duhura pranë mjekëve specialistë, siç janë ekot e gjirit apo mammografia. Ju mund të kryeni vetë-ekzaminimin tuaj edhe kur jeni në dush dhe të shikoni për ndryshime të mundshme siç janë të skuqura ,ënjtje , zona që mund të ndjeni dhimbje, ndryshime në ngjyrën e lëkurës përreth gjoksit, irritime të lëkurës etj.



Lëkura

Një herë një muaj


Kanceri i lëkurës përbën kancerin më të shpeshtë në të gjithë botën,por është edhe më i lehti për tu evidentuar. Kjo nënkupton që vetë-ekzaminimet rutinë të lëkurës, mund t’ju shpëtojnë jetën. Nëse kapet në fazat e para , kanceri i lekurës jo vetëm që eshtë i shërueshëm,por edhe i trajtueshëm. Shumë njerëz mund të përfitojnë nga vetë-ekzaminimi por veçanërisht personat me ngjyrë të çelët lëkure, personat me flokë të kuqe, ata që kanë shumë nishane ose që kanë pasur lezione kancerogjene më parë. Për ekzaminim e lëkurës mund t’ju duhet një pasqyrë e gjatë ose mund të kërkoni ndihmën e familjarëve ose miqve tuaj. Ekzaminimi duhet të kryhet në çdo pjesë të trupit , madje edhe pjesë që nuk janë të ekspozuara ndaj diellit, skalpin e kokës (këtu mund t’ju vijë në ndihmë tharësja e flokëve ose edhe një krëhër), kontrolloni duart dhe lëkurën nën thonj, gjirin, organet gjenitale madje edhe shputën e këmbës.



Kontrolli i pjesës së belit

Çdo 3-6 muaj


Beli juaj mund të jetë një tregus i shëndëtit tuaj më shumë se çdo indeks tjetër që përdoret siç është psh body mass index. Dhjamosja e tepërt rreth belit tregon, më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit, një faktor risku mjaft të lartë për disa sëmundje siç janë sëmundjet kardiake , dabeti apo stroku (goditja në tru). Nëse keni dhjamosje të tepërt në pjesën e belit ju duhet në mënyrë urgjente të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe të bëni sa më shumë ushtrime që ju ndihmojnë në uljen e dhjamosjes së kësaj zone.



Pulsi

Një herë në muaj


Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të jenë një indikator i hiperaktivitetit te tiroides (hipertiroidizmi) , fibrilacionit arterial (një anomali e ritmit kardiak) ose problemeve të tjera të zemrës. Mënyra më e thjeshtë është për të kuptuar rrahjet e zemrës është duke matur pulsin tuaj. Rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100. Nëse rrahjet tuaja në gjendje normale shkojnë mbi 110-120 kjo nuk është normale. Kontrolloni periodikisht pulsin tuaj dhe nëse rrahjet tuaja janë shumë të shpejta, ju duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj specialist.



Pesha

Një herë në vit


Humbja drastike në peshë tregon që ju po humbisni edhe masë nga kockat tuaja, që mund të jetë edhe shenjë e fazave të para të osteoporozës .

Si ti forcojmë kockat tona ? Kujdesuni që të merrni sasinë e duhur të kalciumit përmes produkteve që përmbajnë atë siç janë spinaqi , brokoli , lëngu i freskët i portokallit, qumështi dhe nënproduktet e tij. Jo çdo ushtrim është njëlloj efektiv për problemet me kockat .Nëse noti është i mirë për zemrën tuaj , nuk është po aq efektiv për shëndetin e kockave. Në këtë rast ajo që do ju ndihmonte më shumë do ishte ecja ,vrapi apo edhe veglat e ndryshme .



Tensioni i gjakut

Çdo 1 ose 2 javë nëse keni probleme


Matja e rregullt e tensionit të gjakut mund t’ju japë një pasqyrë të mirë të gjendjes tuaj shëndetësore.Personat që kanë luhatje të tensionit dhe sidomos tension të lartë , duhet patjetër të bëjnë kontrolle periodike të tensionit të tyre. Ju mund të përdorni një aparat tensioni dhe të mbani në një fletore shënimet periodike. Para se të bëni matjen e tensionit duhet të jeni të qetë dhe të mos keni konsumuar para 30 minutash kafe , alkol , cigare apo edhe keni kryer ushtrime fizike, pasi këto shkaktojnë rritje të tensionit . Mundohuni ti bëni matjet çdo ditë në të njëjtin orar.Tensioni normal është ai me vlera 120/80. Mos u kapni nga paniku nëse vlerat mund të jenë të larta herën e parë,rikontrolloni tensioni tuaj dhe për çdo problematikë kontaktoni mjekun specialist.



0 comments
bottom of page