top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Gjendra tiroidale


Funksioni i gjendrës tiroidale është qarkullimi i hormoneve në gjak si dhe rregullimi i mënyrës se si trupi zbërthen ushqimin dhe e përdor atë për energji. Është pjesë e sistemit endokrin që përfshin gjendrat e hipofizës, hipotalamus, timus, gjendrën pineale, të vezoreve, të adrenalinës, paratiroiden dhe pankreasin.


Gjendra tiroidale sekreton hormone që ndihmojnë në rregullimin e:


Zhvillimit dhe funksionimit të trurit

Syrit

Zemrës

Peshës / metabolizmit

Funksionimit të zorrëve

Lëkurës dhe flokëve


Mosfunksioni i gjendrës tiroidale ndahet në dy forma çrregullimesh:


I pari quhet Hipertireozë dhe ndodh kur gjendra tiroidale prodhon hormone me tepricë. Simptoma të Hipertireozës përfshijnë:


Flokë të hollë dhe të brishtë

Probleme pagjumësie

Gjendër tiroidale e zmadhuar

Rrahje të shpejta të zemrës

Djersitje të pakontrolluar

Tension të lartë

Ankth

Lëvizje të shpeshta të zorrëve

Cikël menstrual të çrregullt

Humbje peshe

Lëkurë të yndyrshme


Çrregullimi i dytë quhet Hipotireozë dhe ndodh kur gjendra tiroidale prodhon hormone me pakicë. Simptoma të Hipotireozës përfshijnë:


Rënie të flokëve

Lodhje

Fytyrë te ënjtur ose të fryrë

Kolesterol të lartë

Humbje përqëndrimi

Dhimbje kyçesh

Ndjeshmëri ndaj të ftohtit

Kapsllëk

Cikël menstrual të çrregullt

Shtim peshe

Lëkurë të thatë


Më poshtë ju listojmë 8 shenja që tregojnë se mund të vuani nga çrregullimi hormonal


Vështirësi për t’u çuar nga krevati në mëngjes

Këputje pas një vakti me karbohidrate

Uri e vazhdueshme

Bark i dhjamosur

Humbje e dëshirës për seks

Shtim peshe në zonën e ijeve

Flokë të hollë dhe pa jetë

Humor i keq

0 comments
bottom of page