- Trupi dhe Shëndeti
Gjendra tiroide
A e dinit se një tiroide e ngadaltë nuk ju lejon të humbni peshë? Nëse kjo gjëndër e vogël, e cila gjendet në pjesën e përparme të fytit tuaj, nuk e kryen funksionin e saj siç duhet, ju mund të fitoni 5 deri në 10 kilogramë shtesë. Tiroidja prodhon hormone që kontrollojnë nivelin tuaj të energjisë dhe mënyrën se si trupi juaj shpërndan ushqimin dhe nëse nuk prodhon mjaftueshëm prej tyre, mund të jetë e vështirë, që ju të humbni peshë.
