- Trupi dhe Shëndeti
Hemorroidet,jepini fund vuajtjes!
Termi hemorroide i referohet një situate në të cilën venat përreth anusit ose pjesës së poshtme të rektumit (zorrës së trashë),janë të fryra ose të skuqura.Faktorët që luajnë rol në formimin e tyre janë shtatzania,mosha,konstipacioni (kapsllëku) kronik ose diarreja(barkqitja).Hemorroidet mund te jenë të vendosura brenda rektumit (hemorroidet e brendshme) ose mund te zhvillohen nën lekurë rreth anusit (hemorroidet e jashtme).Hemorroidet janë mjaft: të zakonshme në çdo popullatë.Personat mbi 50 vjeç dhe gratë shtatzëna janë më shumë të prirur të preken nga hemorroidet .Për fat të mirë ka mjaft alternativa efikase për të trajtuar hemorroidet duke filluar së pari me ndryshimin e stilit të jetesës .
Shenjat dhe simptomat e hemorroideve përfshijnë:
· Gjakderrdhje që lyen feçet ,letrën e tualetit apo WC-në.
· Kruarje ose irritim në regjionin anal.
· Enjtje rreth anusit.
· Një gungë afër anusit që mund të jetë e ndjeshme dhe e dhimbshme.
· Rrjedhje të feçeve.
Simptomat e hemorroideve zakonisht varen nga lokalizimi.Hemorroidet e brendshme vendosen brenda rektumit .Nuk mund ti shohim ose ti ndjejmë këto lloj hemorroidesh dhe zakonisht ato nuk shkaktojnë probleme.
Herë pas here ,lodhja mund te shtyjë nje hemorroid te brendshem drejt hapjes anale. Ky fenomen njihet si hemorroidi i dalë ose i rënë dhe mund të shkaktojë dhimbje dhe irritim.
Hemorroidet e jashtme janë nën lekurë rreth anusit.Kur acarohen hemorroidet e jashtme mund t kruhen dhe shkaktojnë gjakderdhje.Ndonjëherë gjaku mund te grumbullohet ne një hemorroid të jashtëm dhe të formojë një mpiksje (tromb) që rezulton në dhimbje të forta ,enjte dhe inflamacion.
Kur duhet ti drejtohemi mjekut?
Gjakderrdhja gjatë levizjeve të zorrës është shenja më e zakonshme e hemorroideve.Por gjakderrdhja rektale mund të ndodhë edhe në semundje te tjera si kanceri kolorektal .Prandaj është mjaft e rëndësishme kontrolli te mjeku specialist.Mjeku do të bëje ekzaminim tuaj përmes “touche rectale” që do të thotë ekzaminim i cili realizohet me gisht të lubrifikuar për të prekur anomalitë përreth.Një tjetër ekzaminim për hemorroidet është ai me anoskop ,një tub i ndricuar që lejon pamjen e anusit brenda për të vlerësuar hemorroidet e brendshme.
Për të perjashtur mundësinë e ndonjë sëmundjeje tjetër të traktit tretës,është shumë e rëndësishme të kryhet edhe videokolonoskopia.Venat rreth anusit kanë tendencë të ushtrojnë presion dhe mund te fryhen ose te bymehen.Venat e fryera (hemorroidet)mund te shkaktohen nga një rritje e presionit në pjesën fundore te rektumit.
Faktorët qe mund te shkaktojnë rritjen e presionit janë:
· Lodhje gjatë lëvizjeve te zorrëve
· Qendrimi ulur për një kohë te gjatë
· Diarreja kronike ose konstipacioni
· Obeziteti
· Shtatëzania
· Marrëdheniet anale
· Nje dietë jo e pasur me fibra
Hemorroidet kanë tendencë të ndodhin me shumë tek personat e moshuar sepse indet që mbështesin venat në rektum dhe anus mund te dobësohen gjatë plakjes.
Komplikacionet:
1. Anemia:Humbja kronike e gjakut nga hemorroidet mund te shkaktojë anemi.Kjo mund të rezultojë ne lodhje dhe dobësi.
2. Hemorroidet e mpiksura:Nëse furnizimi me gjak i një hemorroidi të brendshëm është ndërprerë ,hemorroidi mund te quhet I mpiksur duke shkaktuar dhimbje ekstreme.
Si të parandalojmë formimin e hemorroideve?
Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qëllim të lehtësojë simptomat,por jaë të rëndësishme masat parandaluese për formimin e tyre.Parandalimi i përsëritjes së hemorroideve bëhet përmes konsumimit të një diete të pasur me fibra dhe lëngje.Kjo dietë mundëson që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë.Ushqimet që ndihmojnë ne luftën me hemorroidet janë frutat,lëngjet(konsumimi i 6-8 gotave ujë në ditë dhe lengjeve të tjera),ushqimet që përmbajnë fibra si spinaqi,brokoli,lakrat,buka e zezë dhe perimet.
