top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Hudhra,antibiotiku natyral


Hudhra është pjesë e familjes së qepës dhe është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinat e çdo familje. Që në lashtësi, hudhra përdorej për qëllime mjekësore. Në të gjenden elemente mjaft të rëndësishëm si magneziumi, vitamina B6, vitamina C, seleni etj.


Hudhra është një ndër perimet, e cila mund të ndihmojë në luftën e disa lloje sëmundjesh duke përfshirë dhe të ftohurën. Për shkak të rolit të saj si nxitëse e sistemit imunitar, hudhra mund të shkurtojë simptomat e të ftohurës nga pesë ditë në një ditë e gjysmë.


Gjithashtu hudhra luan rolin e një antibiotiku natyral në organizëm duke përmirësuar simpomat e ftohjes.Rekomandohet konsumimi cdo ditë i hudhrës.Është mirë që të konsumohet e freskët dhe nesë do ta përpunoni në mënyrë termike,ky process mos ti kalojë 10 minuta.


Shumë persona e shmangin hudhrën për shkak të aromës së fortë. Është me rëndësi të dihet që kjo vjen si pasojë e materieve të cilat përmbajnë squfur.Problemin me aromën e pakëndshme pas konsumimit të hudhrës mund ta zgjidhni me përtypjen e fletëve të majdanozit ose kokrrave të kafesë.




0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page