• Trupi dhe Shëndeti

Indeksi i glicemisë për 50+ ushqime

Matja e efekteve të karbohidrateve mund të ndihmojë në menaxhimin e glukozës



Indeksi i glicemisë është një vlerë që i caktohet ushqimeve bazuar në faktin se sa ngadalë apo sa shpejt këto ushqime shkaktojnë rritjen e nivelit të glukozës në gjak. I njohur gjithashtu si “sheqeri në gjak”, kur niveli i glukozës në gjak është mbi normalen, ai kthehet në toksik dhe mund të shkaktojë verbëri, mosfunksionim të veshkave ose të rrisë rrezikun për problemet kardiovaskulare.

Ushqimet me indeks glicemie të ulët (IG) kanë prirje ta rrisin glukozën në gjak në mënyrë të ngadaltë dhe të qëndrueshme. Ushqimet me indeks glicemie të lartë e rrisin me shpejtësi glukozën në gjak. Ushqimet me IG të ulët nxisin humbjen e peshës, ndërkohë që ushqimet me IG të lartë ndihmojnë më rekuperimin e energjisë pas stërvitjes ose për të kompensuar gliceminë e pamjaftueshme. Vrapuesit e distancave të gjata preferojnë ushqimet me indeks glicemie të lartë, ndërkohë që njerëzit që kanë një nivel glicemie më të lartë se normalja si dhe njerëzit me diabet duhet të përqëndrohen tek ushqimet me GI të ulët. Pse? Njerëzit me diabet të tipit 1 si dhe disa njerëz me diabet të tipit 2 nuk arrijnë të prodhojnë sasi të mjaftueshme të insulinës, e cila ndihmon përpunimin e sheqerit në gjak, çka do të thotë që këta njerëz janë të prirur të kenë një rritje të glukozës në gjak mbi normalen. Çlirimi i ngadaltë dhe i qëndrueshëm i glukozës në ushqimet me IG të ulët ndihmon në mbajtjen nën kontroll të glukozës në gjak.


Për t’ju ndihmuar të kuptoni se si ushqimet që konsumoni mund të ndikojnë në nivelin e glukozës në gjak, më poshtë do të gjeni një listë me indeksin e glicemisë për më shumë se 50 ushqime të zakonshme të klasifikuara sipas llojit të ushqimeve dhe indeksit të glicemisë (glukoza = 100).

USHQIMET ME PËRMBAJTJE TË LARTË KARBOHIDRATESH


Bukë e bardhë 75 ± 2

Bukë e zezë 74 ± 2

Bukë me drithëra 53 ± 2

Bukë pa maja 70 ± 5

Tortilla misri 46 ± 4

Oriz i bardhë i zier 73 ± 4

Oriz i zi i zier 68 ± 4

Elbi 28 ± 2

Misër i ëmbël 52 ± 5

Makarona me grurë të bardhë 49 ± 2

Makarona me grurë të zi 48 ± 5

“Noodles” me oriz 53 ± 7

Kuskus 65 ± 4


DRITHËRAT E MËNGJESIT


Drithëra misri 81 ± 6

Biskota me grurë 69 ± 2

Drithëra tërshëre 55 ± 2

Tërshërë e parapërgatitur 79 ± 3

Tërshërë me oriz 78 ± 9

Musli 57 ± 2


FRUTAT DHE PRODUKTET E FRUTAVE


Mollë 36 ± 2

Portokall 43 ± 3

Banane 51 ± 3

Ananas 59 ± 8

Mango 51 ± 5

Shalqi 76 ± 4

Hurma arabie 42 ± 4

Komposto pjeshke 43 ± 5

Reçel luleshtrydhe 49 ± 3

Lëng molle 41 ± 2

Lëng portokalli 50 ± 2


PERIMET


Patate të ziera 78 ± 4

Patate pure 87 ± 3

Patate të skuqura 63 ± 5

Karota të ziera 39 ± 4

Patate të ëmbla të ziera 63 ± 6

Kungull i zier 64 ± 7

Banana jeshile 55 ± 6

Supë me perime 48 ± 5


PRODUKTET E BULMETIT DHE ALTERNATIVAT


Qumësht i paskremuar 39 ± 3

Qumësht i skremuar 37 ± 4

Akullore 51 ± 3

Kos me fruta 41 ± 2

Qumësht soje 34 ± 4

Qumësht orizi 86 ± 7


BISHTAJORET


Qiqra 28 ± 9

Fasule e kuqe 24 ± 4

Thjerrëza 32 ± 5

Kokrra soje 16 ± 1


PRODUKTE “SNACK”


Çokollata 40 ± 3

Kokoshkat 65 ± 5

Patatina 56 ± 3

Pije freskuese/limonatë 59 ± 3

Biskota orizi 87 ± 2


SHEQERNAT


Fruktozë 15 ± 4

Sukrozë 65 ± 4

Glukozë 103 ± 3

Mjalt 61 ± 3

0 comments

Recent Posts

See All

Kjo faqe është ndërtuar me mbështetjen e Shoqatës Shqiptare të Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor "HOPE Albania"

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Instagram Icon
  • YouTube - Grey Circle