- Trupi dhe Shëndeti
Intolerancë apo alergji ushqimore,si ta dallojmë?

Intoleranca ushqimore është vështirësia e tretjes të disa ushqimeve të caktuara dhe të pasurit një reagim fizik të pakëndshëm ndaj tyre.Ajo shkakton simptoma të tilla si fryrje dhe dhimbje të stomakut, të cilat zakonisht vijnë disa orë pas konsumimit të ushqimit.
Numri i njerëzve që besojnë se kanë intolerancë ushqimore është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, por është e vështirë të përcaktohet se sa njerëz janë prekur me të vërtetë. Shumë persona supozojnë se kanë intolerancë ushqimore kur shkaku i vërtetë i simptomave të tyre mund të jetë diçka tjetër.
Cilat janë simptomat e intolerancës ushqimore ?
Në përgjithësi, personat që kanë intolerancë ushqimore kanë tendencë të përjetojnë:
· dhimbje barku, vështirësi në frymëmarrje, gazra dhe / ose diarre
· skuqje të lëkurës dhe kruajtje
· lodhje të tepërt
Këto simptoma zakonisht vijnë disa orë pas ngrënies së ushqimit.
Mund të jetë e vështirë të kuptoni me siguri nëse keni intolerancë ushqimore pasi këto janë simptoma shumë të përgjithshme, tipike edhe për shumë sëmundje të tjera.
A ka një test për intolerancën ushqimore ?
Testi i intolerancës ushqimore në ADN mund të kryhet nëse mjeku specialist e shikon të domosdoshëm. Ky test kontrollon të gjitha ushqimet themelore të dietës suaj që nga drithërat,mishi,peshku dhe produktet e qumështit,vezës,vajrat,frutat,perimet,ushqimet pikante apo dhe pijet e ndryshme,deri në 600 elemente ushqimore.Testi duhet të kryhet në laboratore të specializuara gjenetike.
Prova e eleminimit të dietës
Ne momentin që keni një ide të qartë se cilat ushqime shkaktojnë simptomat tuaja, mund të provoni t’i përjashtoni ato nga dieta juaj një nga një dhe të vëzhgoni efektin që sjell eleminimi i tyre.
· provoni të përjashtoni ushqimin e dyshuar nga dieta juaj për dy deri në gjashtë javë dhe shikoni nëse simptomat tuaja përmirësohen
· ri- vendoseni ushqimin për të parë nëse simptomat shfaqen sërish . Mund të zbuloni nëse jeni intolerant ndaj një ushqimi të caktuar dhe mënyrën se si shfaqen këto simptoma
Mund të merrni në konsideratë konsultimin me një dietolog për t'u siguruar që po merrni të gjithë ushqyesit tuaj të rekomanduar ditor gjatë kohës që bëni këtë proçes. Asnjëherë mos e kufizoni dietën e fëmijës tuaj, nëse kjo nuk është këshilluar nga një dietolog ose nga doktori juaj.
A mund të jenë simptomat e mia diçka tjetër?
Nëse keni rregullisht diarre, veshtirësi në frymëmarrje, dhimbje barku ose skuqje të lëkurës, por nuk jeni i sigurt për shkakun, konsultohuni me mjekun tuaj.Mjeku juaj mund të jetë në gjendje të diagnostikojë shkakun duke u bazuar në simptomat dhe n historiku juaj mjekësore. Nëse është e nevojshme, do të duhet të kryeni analizat e duhura të gjakut .
Ju mund të bëni gjithashtu disa kërkime tuaja për të marrë informacione mbi disa simptoma siç janë:
· sindroma e zorrës së irrituar
· stresi dhe çrregullimi i ankthit
· intoleranca nga laktoza
· sëmundja e celiakisë (alergjia nga gluteni)
· sëmundja inflamatore të zorrëve
· alergjia ushqimore
Zorrët janë organe të ndjeshme, dhe është e normale të keni simptoma të zorrëve kur keni qenë i sëmurë ose kur jeni ndjerë të lodhur ose të stresuar.
A është intolerancë ushqimore apo alergji ushqimore?
Intoleranca ushqimore nuk është e njëjtë me alergjinë ndaj ushqimit. Ja se si mund ta dalloni ndryshimin.
Alergjia ushqimore :
· është një reagim i sistemit tuaj imunitar zakonisht për shkak të proteinave qetrupi i identifikon si të dëmshme(mbrojtja e trupit tuaj kundër infeksionit) - sistemi imunitar gabimisht i trajton proteinat e gjetura në ushqim si kërcënim
· mund të shkaktojë simptoma tipike të alergjisë, të tilla si skuqje, marrje fryme dhe kruajtje ebuzëve,gjuhës dhe fytit , pas ngrënies së një sasie të vogël ushqimi (këto simptoma zakonisht vijnë menjëherë pas konsumimit të një ushqimi që ju jeni alergjik)
· ndodh zakonisht tek ushqimet e veçanta ; alergjitë e zakonshme ushqimore tek të rriturit janë nga peshku, midhjet dhe arrat, ndërsa te fëmijët nga qumështi dhe vezët, kikirikët, frutat e thata dhe peshku.
Intoleranca ushqimore :
· nuk përfshin sistemin tuaj imunitar - nuk ka reaksion alergjik, dhe nuk është kurrë kërcënuese për jetën
· shkakton simptoma që vijnë më ngadalë, shpesh shumë orë pas ngrënies së ushqimit problematik
· simptomat shfaqen vetëm nëse hani sasi të konsiderueshme të ushqimit (ndryshe nga alergjia, ku vetëm një sasi e vogël mund të shkaktojë një reaksion)
· mund të shkaktohet nga ushqime të ndryshme
Nga se shkaktohet intolerance ushqimore ?
Shpesh është e paqartë se pse një person është i ndjeshëm ndaj disa ushqimeve.
Nëse simptomat tuaja vijnë nga produktet e qumështit, është e mundur që të keni intolerancë ndaj laktozës. Kjo do të thotë që trupi juaj nuk mund të tresë laktozën, një sheqer që e gjejmë në qumësht, kos dhe djathra të butë. Mjeku i përgjithshëm zakonisht mund të diagnostikojë intolerancën e laktozës duke parë simptomat dhe historinë tuaj mjekësore.
Disa njerëz kanë probleme me tretjen e grurit dhe përjetojnë vështirësi në frymëmarrje, gazra, diarre, vjellje dhe dhimbje të stomakut pas ngrënies së bukës.
Në të kundërt , fajtori mund të jetë një aditiv ushqimor, kimik ose ndotës, siç janë:
· Monosodium glutamate (MSG)
· kafeina
· alkoli
· ëmbëlsuesit artificialë
· histamina (gjendet në mishin e grirë , kërpudha, turshitë , frutat e thata dhe pijet alkoolike)
· toksina, viruse, baktere ose parazite që kanë ushqim të kontaminuar
· ngjyrimet artificiale të ushqimit, konservantët ose aromatizuesit
Intoleranca ndaj glutenit
Gluteni është një proteinë specifike e cila gjendet në 4 drithëra:grurë,elb,thekër dhe tërshërë.personat që vuajnë nga alergjia ndaj glutenit ose sëmundja keliake(Celiac desease) dieta pa gluten është esenciale për mirëqënien e tyre.Ju duhet të kontaktoni mjekun specialist nëse mendoni që keni intolerancë ndaj glutenit.
Si ta mposhtni atë ?
Nëse jeni të bindur që jeni intolerant për një ushqim të veçantë, e vetmja mënyrë për të mposhtur këtë situatë është:
· të ndaloni së ngrëni ushqimin për një kohë
· pastaj rivendoseni në sasi të vogla duke monitoruar se për sa kohë mund të hani ushqimin pa patur simptoma
Duke kontrolluar etiketat e ushqimive, do të mësoni se cilat lloje ushqime duhet të shmangni.
Nëse mendoni se fëmija juaj mund të ketë një intolerancë ushqimore, konsultohuni me mjekun tuaj ose dietologun para eliminimit të ushqimeve nga dieta e tyre, pasi një dietë e kufizuar mund të ndikojë në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Qumështi i lopëve, është një burim i rëndësishëm i kalciumit, vitaminës D dhe proteinave.Prandaj është e rëndësishme tëkonsultoheni me mjekun specialist për cdo vendim që ka të bëjë sidomos me shëndetin e fëmijës tuaj.
Kur duhet të konsultohem me një specialist?
Mjeku juaj i përgjithshëm mund t'iu referojë tek një specialist nëse ata nuk janë të sigurt se çfarë po i shkakton simptomat tuaja dhe kur mund të nevojiten analiza të mëtejshme.
Mjeku mund t’iu referojë tek një specialist gjithashtu nëse fëmija juaj ka simptoma si dhimbje barkut,diarrenë apo te vjella pas konsumimit të disa ushqimeve të caktuara.Gjithashtu duhet të konsultoheni me mjekun specialist nëse fëmija juaj :
· nuk ka zhvillim të mirë
· nuk i është përgjigjur ndonjë diete eliminimi që rekomandohet nga profesionistët tuaj të kujdesit shëndetësor
· ka reaguar papritmas ose ashpër ndaj një ushqimi të caktuar
· ka dyshime për alergji ushqimore