- Trupi dhe Shëndeti
Izolimi social dhe vetmia
Izolimi social dhe vetmia, lidhen me një rrezik më të madh, për të shkaktuar sëmundje të zemrës, goditje dhe vdekje nga sëmundja e zemrës, tek gratë pas menopauzës, sipas një studimi të ri në SHBA.
Edhe pas mënjanimit të sjelljeve të tjera të rrezikshme, të tilla si pirja e duhanit dhe të qenit joaktive fizikisht, izolimi social dhe vetmia janë të lidhura me shanset më të larta për të pasur sëmundje të zemrës dhe goditje në këtë pjesë të popullsisë, respektivisht me 8% dhe 5%.
Për gratë e moshuara me nivele më të larta të të dyjave, si të izolimit social, ashtu edhe vetmisë, rritja e rrezikut është deri në 27%.
