• Trupi dhe Shëndeti

Jeta sedentare: Ndikime tek diabeti, zemra, tumoret

Mungesa e aktivitetit fizik ka një efekt negativ mbi shëndetin. Ndryshimi i kësaj sjellje mund të përmirësojë mjaft  gjendjen e shëndetit . Ky është konkluzioni i studiuesve që i përkasin “Lancet Physical Activity Series Working Group”. Studiuesit kanë llogaritur, sipas zonave të ndryshme gjeografike, fraksionet e të sëmurëve me patologjitë kryesore jo të trasmetueshme,që karakterizohen edhe me një stil jetese sedentare, në mënyrë për të vlerësuar se sa sëmundjet mund të shmangen në rast të eliminimit të pasivitetit fizik.

Është vlerësuar se, në mbarë botën, mungesa e aktivitetit fizik shkakton 6%  të koronaropative (me një maksimum prej 7.8% në rajonin e Mesdheut Lindor), 7% të diabetit tipi 2, 10 % të kancerit të gjirit, dhe 10% të kancerit të zorrës së trashë. Gjithashtu pasiviteti shkakton 9% të vdekshmërisë së parakohshme, që korrespondon me më shumë se 5.3 milion të 57 milion vdekjeve që kanë ndodhur në mbarë botën në vitin 2008. Në rang botëror edhe nëse mungesa e aktivitetit fizik nuk do të mund të eliminohej, por  të paktën të ulej me 10% ose 25%, do të arrihej të shmangeshin, respektivisht, më shumë se 533 mijë dhe 1.3 milionë vdekje. Autorët gjithashtu argumentojnë se eliminimi i jetës sedentare mund të rrisë jetëgjatësinë e popullatës botërore me 0,68 vjet.


0 comments

Kjo faqe është ndërtuar me mbështetjen e Shoqatës Shqiptare të Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor "HOPE Albania"

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Instagram Icon
  • YouTube - Grey Circle