- Trupi dhe Shëndeti
Ju ka djegur dielli? Përdorimi i patates në lëkurë dhe të gjitha trajtimet natyrale që nuk i prisni

Trajtimet natyrale për djegiet nga dielli
Lëkura është delikate dhe mbi të gjitha gjatë verës nëse ekspozohet në diell pa mbrojtje, rrezikon të dëmtohet seriozisht. Në fakt, djegiet nga dielli gjatë kësaj periudhe janë të shpeshta por ekzistojnë disa trajtime natyrale që ndoshta nuk i prisni për kujdesin ndaj lëkurës së skuqur.
Cfarë të bëjmë?
Duhet të keni parasysh që ekzistojnë mënyra të ndryshme për të lehtësuar dhimbjen dhe irritimin e shkaktuar nga djegiet e diellit. Para së gjithash, lehtësim të jashtëzakonshëm ofron bima e aloes e cila vepron si për skuqjen ashtu edhe për djegien. Edhe kamomili, me efektin e tij lehtësues dhe relaksues ndihmon në freskimin e lëkurës. Por kujdes që fashot të jenë pak të lagura përndryshe rrezikohet përkeqësimi i situatës.
Nëse ju ndodhen në shtëpi vajra si ai i eukaliptit apo i mentes mund t’i përdorni në lëkurën e skuqur dhe do t’ju japin menjëherë një ndjesi freskie. Në të njëjtën mënyrë, mund të përdorni akullin, të mbështjellë me një copë, për të lehtësuar djegiet nga dielli ose të futeni në vaskë me ujë të freskët dhe sodë buke.
Mes trajtimeve natyrale për djegiet nga dielli ju këshillojmë edhe patatet të cilat priten në feta të holla dhe vendosen në zonat e djegura. Efekti i tyre është anti-inflamator duke lehtësuar menjëherë kruarjen dhe djegien.