- Trupi dhe Shëndeti
Kistet e vezoreve;a duhet të shqetësohemi?
Shumica e grave, gjatë jetës së tyre përballen me ndonjë lloj ndryshimi kistik në vezore, dhe shpesh nuk ndjejnë shfaqje të simptomave. Kisti është një hapësirë e mbushur me likid. Kistet mund të formohen në çdo hapësirë të trupit. Kistet e vezoreve formohen në vezore. Zakonisht janë kiste funksionale të cilat krijohen si pasojë e çrregullimit të cikleve në vezore dhe ovulim. Shfaqen në rast se folikulat normale nuk arrijnë të shpërthejnë gjatë periudhës së ovulimit, ku lëngjet mbeten dhe folikuli vazhdon të rritet, duke krijuar kështu të ashtëquajturin kist folikular.
Llojet më të shpeshta të kisteve funksionale janë:
Kisti folikular. Këto kiste formohen kur folikuli nuk çahet (nuk rupturohet) për të lëshuar vezën ndërkohë që vazhdon të rritet. Ky lloj kisti është shumë i shpeshtë, nuk përbën motiv për shqetësim dhe zhduket brenda 1, 2 apo 3 muajve.
Kistet e korpusit luteal. Këto kiste ndodhin kur pas ovulacionit, folikuli nuk shpërbëhet. Në të tilla raste folikuli i çelur mund të mbushet me likid ose me gjak të cilat inkapsulohen duke u shndërruar kështu në kiste të cilat mund të arrijnë dimensione nga 3 në 6 cm. Në shumicën e rasteve këto kiste janë të parëndësishëm. Ndonjëherë këto kiste mund të japin dhimbje apo edhe të komplikohen me hemorragji të brendshme në se rupturohen (çahen). Megjithatë kjo mundësi është e rrallë. Pas disa javësh këto kiste zhduken vetvetiu.
Vezoret
Vezoret janë dy organe të vogla, në formë fasuleje që janë pjesë e sistemit riprodhues te femrës. Një femër ka dy vezore – nga një në secilën anë të mitrës (uterusit).
Vezoret kanë dy funksione kryesore:
· lëshimin e një vezë përafërsisht çdo 28 ditë si pjesë e ciklit menstrual
· çlirimin e hormonve seksuale femë rore, estrogjenit dhe progesteronit, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në riprodhimin femëror.
Simptomat e një kisti ovarian
Një kist ovarian zakonisht shkakton simptoma vetëm nëse çahet, nëse është shumë i madh ose nëse bllokon furnizimin me gjak të vezoreve.
Në këto raste ju mund të pë rjetoni simptomat e më poshtme:
· dhimbje pelvike (te legenit) – këto dhimbje variojnë nga një rëndesë e thjeshtë deri te një dhimbje e papritur, e fortë dhe e mprehtë
· dhimbje gjatë aktit seksual
· urinim të shpeshtë
· dhimbje të forta gjatë ciklit menstrual ose menstruacione të çrregullta
· fryrje të barkut
· vështirësi për të ngelur shtatzënë deri në infertilitet
· të pë rziera dhe të vjella
· dhimbje gjoksi
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni simptoma të vazhdueshme të një kisti ovarian.
Diagnostikimi i kisteve të vezoreve
Ekografia: është një ekzaminim që duhet të kryhet në mënyrë rutinë të paktën një herë në vit. Një gjinekolog me eksperiencë në ekografi mund të japë informacione shumë të sakta mbi formë n.dimensionet dhe lokalizimin e kisteve.
Testi i shtatzanisë: kërkohet për të përjashtuar një shtatzani të mundshme
Nivelet hormonale :mund të kërkohen nëse kisti mendohet të jetë aktiv nga ana hormonale (prodhon hormone).
Markuesit tumorale (CA-125, HE-4, AFP ):Këto markues mund të kërkohen në se dyshohet për ndonjë malinjitet të mundshë m. Megjithatë këto markues nuk janë shumë specifikë që do të thotë edhe sikur të jenë të rritur, kjo rritje tregon mundësisë për kancer por nuk ë shtë plotë sisht e sigurt. Psh CA-125 rritet edhe në rastet e miovave ,disa tumoreve beninje dhe të endometriomave, sëmundje këto që nuk janë kancerogjene.
Si trajtohen kistet e vezoreve?
Trajtimi i kisteve mund të jetë: pritës, medikamentoz ose kirurgjikal. Kjo do të thotë që kiste të ndryshme kanë trajtim të ndryshëm.Kistet funksionale mund të trajtohen në mënyrë pritëse për 2-3 muaj.
Trajtimi me medikamente mund të rezervohet në rastin e vezoreve polikistike apo të endometriomave. Ky lloj trajtimi bë het përmes kontraceptivëve.
Duhet të kuptoni që trajtimi me kontraceptivë nuk i zhduk endometriomat dhe as nuk e ndryshon aspektin polikistik të një vezoreje polikistike. Ato vetëm sa ofrojnë mbrojtje nga komplikacionet që mund të rrjedhin nga këto lloj kistesh.Trajtimi kirurgjikal bë het në raste kur kistet janë më të më dha se 6 cm dhe zgjasin më shumë se 6 muaj.
Gjithashtu në raste se dyshohet pë r ndonjë formë malinje apo mendohet që kisti mund të shkaktojë infertilitet atherë kryhet trajtimi kirurgjikal.Trajtimi kirurgjikal mund të përfshijë vetë m heqjen e kistit,heqjen e vezores ose heqjen edhe të mitrë s me gjithë vezore,bazuar në madhë sinë dhe llojin e kistit.Pas heqjes së kistit, ai duhet të dërgohet për ekzaminim histo-patologjik (biopsi) për të kuptuar natyrën e tij.
Kur shfaqen më shpesh kistet e vezoreve?
Kjo varet nga lloji i kisteve. Teoretikisht ato mund të shfaqen në cdo moshë. Kistet funskionale shfaqen gjatë jetës riprodhuese. Ato janë gjithnjë beninje. Kur kistet shfaqen në menopauzë kanë një rrezik më të lartë për të qenë kancerogjene.
