- Trupi dhe Shëndeti
Rutina e ushtrimeve, sa eshte e mjaftueshme?
Updated: Jan 7, 2019
Ekspertet tregojne se perse disa njerez duhet te ushtrohen cdo dite nga 30 min, ndersa te tjere kane nevoje per 90 minuta ushtrime.
Qeveria amerikane disa vite me pare leshoi nje set te ri manualesh dietike,duke u shprehur se ndersa amerikanet po behen gjithnje e me te medhenj,duhet te rritet edhe koha qe njerezit duhet te merren me nje aktivitet fizik. Sipas Departamentit te Agrikultures dhe Departamentit te Shendetesise,duhen te pakten 30 min ne dite aktivitet fizik,per te parandaluar rrezikun e semundjeve kronike. Dhe per disa ky eshte vetem fillimi. “Komisioni i manualit dietik fillimisht u fokusua ne influencen e aktivitetit fizik mbi ekuilibrin e energjise dhe mbi peshen”thote Rasell Peit. Peit ka qene anetare e komitetit te manualit dietik. “Ne ndjeme qe ishte e rendesishme te ritheksonim nevojen e 30 min stervitje cdo dite per cdo te rritur”thote Peit. “ por gjithashtu shkuam pertej kesaj duke u fokusuar edhe tek ata qe kane tendence te fitojne peshe edhe pas 30 min ushtrime 30 min ushtrime cdo dite? Dhe ne disa raste edhe me shume? Epo mbase mund te mos jete muzike e bukur per veshet tuaj,por eshte e shendetshme per trupin tuaj.Dieta e varfer dhe nje aktivitet fizik pasiv,krijon nje mosbalancim energjish,me me shume kalori te perftuara sesa te harxhuara. Keto jane faktoret me te rendesishem ne rritjen e mbipeshes dhe obezitetit ne SHBA sipas manualit.
DUKE SHKUAR PERTEJ ATIJ 30 MINUTESHI Nuk eshte se nuk e kemi degjuar me pare:Ushtrimi eshte nje pjese thelbesore e ekuacionit per nje shendet te mire. 30 minutat e aktivitetit fizik ne dite ndihmojne nje person te ruaj jo vetem nje peshe te shendetshme por sjell dhe perfitime te tjera si ulja e rrezikut te semundjeve te zemres apo ulja e rrezikut per diabet dhe hipertension. Sasia e aktivitetit fizik rritet ne varesi te peshes se personit. Ato qe jane duke ndjekur manualin 30 minutesh dhe serish fitojne kilogram,mund te kene nevoje per 60 minuta ne dite per te frenuar rritjen ne peshe.
“Per personat qe kane qene thellesisht mbipeshe dhe pasi jane dobesuar nuk arrijne ta ruajne peshen e deshiruar keshillohet manuali me 90 minuta ne dite”thote Pate. Te dhenat e ‘Regjistrit Amerikan te Humbjes se Peshes’ tregojne qe per te patur sukses ne mbajtjen e peshes se arritur pas nje periudhe aktiviteti duhet te vazhdosh te jesh shume aktiv . Manuali I 2005 mblodhi te gjithe informacionet.U percaktua qe per nje person me trup e peshe normale 30 minuta mjaftojne per te qene te shendetshem,60 min nese doni te jeni ne kontrroll te peshes suaj,dhe 90 min nese doni te humbisni peshe dhe te mbani te qendrueshme rezultatet e arritura.
TE KRIJOSH HAPESIRE PER USHTRIMET Pra amerikanet duhet te gjejne kohe per tu ushtruar,punuar dhe per nje ser aktivitetesh fizike,mes nje axhende te zene,qofte 30 ose 90 min.Lajmi i mire eshte qe kete mund ta besh edhe me nderprerje. Efekti i stervitjes eshte kumulativ,nuk ka pse te jete i gjithi pernjehere. Mund te mos shpenzoni ore te tera ne nje palester,thjeshte duhet ta beni zemren te rrahe cdo dite. “Cfaredo lloj aktiviteti te jete ,ju keni nevoje ta coni trupin tuaj ne graden ku frymemarrja juaj te behet me e shpejte”thote Rik Hall,nje dietolog,anetar i Keshillit Drejtues te Arizones per ceshtjet e fizikut,fitness-it dhe sportit. Por cfare ndodh nese humbisni nje dite nga aktiviteti juaj fizik? Teorikisht nuk mund te kompensoni nje dite ushtrime ne diten tjeter. Por ne realitet,balancimi i energjive,tregon qe nese ju digjni me shume kalori ditet e tjera,ne nje fare menyre do arrini te kompensoni diten e humbur.Por problem me i madh i shumices se njerezve eshte qe pasi shkeputen per nje fare kohe bien serish ne gjendje pasive dhe nuk arrijne ti rikthehen me dot ushtrimeve. “Shume njerez dalin nga rutina dhe thjeshte heqin dore”,pohon Hall.Pra kur ju mungoni nje dite,mos u perpiqni te ushtroheni ne menyre te ekzagjeruar te nesermen,sepse do te ndiheni te mbingarkuar,saqe nuk keni me deshire te ushtroheni serish ditet e mepasme. Maksimumi beni disa ushtrime te lehta ne fund te dites se ngarkuar dhe vazhdoni te nesermen me rutinen tuaj stervitore. Pra kur vjen puna lidhur me rekomandimin e 30-90 min aktiviteti fizik ne shumicen e diteve,a mundet te behet? Po,nese ju e shnderroni ne prioritet. Por eshte dicka qe juve duhet ta deshironi ne menyre qe te arrini ta realizoni.
Ja ku jane disa sugjerime,per tu bere fizikisht aktiv: -Filloni duke kujtuar se aktivitet fizik nuk do te thote gjithnje ‘ushtrim’. Inkurajoni veten per te qene fizikisht aktiv,duke bere gjera qe ne fakt juve ju pelqejne te beni. Perpiloni nje liste te gjerave aktive qe pelqeni te beni.
-Organizoni evente ne grup. Shetisni me familjen tuaj,dilni per nje shetitje me miqte gjate darkes,dergoni femijet ne park dhe luani me to ne vend qe te qendroni ulur ne stol.
-Hipni shkallet ne vend qe te merrni ashensorin dhe parkoni makine tuaj larg vendit te punes apo shkolles
-Zbuloni aktivitete te reja: Perpiquni te notoni,te ngjisni malet,te beni ski ne debore dhe gjera te tjera te reja.Ka kaq shume gjera fizikisht aktive qe jane ne te njejten kohe argetuese. Te shendetshme per trupin dhe mendjen tuaj.
-Filloni me 30 min ne dite. Me pas sipas rezultateve qe do te keni do te shihni nese kaq minuta jane te mjaftueshme apo duhen shtuar ne 60 apo 90.
