- adagashi
Konsumimi i pijeve të gazuara ul mundësinë për të mbetur shtatzënë
Sipas studimeve të bëra kohët e fundit ,konsumimi i pijeve të gazuara mund të ulë mundësinë për të pasur një fëmijë. Konsumimi i pijeve të gazuara ndikon njëlloj në sistemin riprodhues si te meshkujt ashtu edhe te femrat.
Sheqeri që gjendet në pijet e gazuara , lidhet ngushtë me shtimin në peshë, kualitetin e ulët të semenit te meshkujt ,ciklin e hershëm menstrual te femrat apo edhe diabetin. Udhëheqësja e studimit dr.Elizabeth Hatch u shpreh që studimi i bërë në Universitetin e Bostonit, kishte treguar një lidhje të ngushtë mes përdorimit të pijeve të gazuara dhe fertilitetit të ulët. Faktorë të tjerë që kishin ndikim në fertilitet ishin edhe obeziteti, përdorimi i kafeinës , alkolit ,duhanit dhe kualiteti i dietës ushqimore. Çiftet të cilat planifikojnë sjelljen në jetë të një fëmije duhet të kenë kujdes në përdorimin e pijeve të gazuara, pasi përdorimi i tyre lidhet edhe me efekte të tjera anësore për shëndetin.
Në këtë studim, i cili u publikua në revistën Epidemiologjia , morën pjesë 4000 gra të moshës 21-45, sëbashku me partnerët e tyre ,dhe u fokusua në historinë mjekësore ,stilin e jetesës , por edhe në konsumimin e pijeve të gazuara. Studimi tregoi që femrat që pinin së paku një pije të gazuar në ditë , kishin 25 % më pak probabilitet për të mbetur shtatzënë dhe meshkujt që konsumonin të njëjtën sasi kishin 33% më pak probabilitet për të qëne fertil.
Përdormi i pijeve të gazuara nga çiftet mund të ketë një impakt shumë negativ në shëndetin riprodhues të tyre duke u bërë një problem serioz që ndikon edhe në shëndetin publik.
