top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Konsumimi i rregullt i frutave zvogëlon rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare

Konsumi i rregullt i frutave zvogëlon rrezikun për iktus, iskemi dhe infarkt të miokardit deri në 40 për qind. Të dhënat janë paraqitur në kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë, mbajtur në Barcelonë.

Shpesh fjalët e urta kanë një bazë të vërtetë. Për këtë janë gjithashtu të bindur edhe kardiologët në Universitetin e Oksfordit të cilët gjatë kongresit vjetor të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë, kanë konfirmuar se konsumi ditor i frutave shkurton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare nga 25 deri në 40 për qind.

Rezultatet, janë mbledhur nga një studim i kryer në Kinë, me një kampion prej më shumë se 450.000 pjesëmarrësish nga zonat urbane apo rurale, konsumatorë të rregullt ose më pak të rregullt të frutave të cilët nuk kanë marrë asnjë lloj terapie anti-hipertensive. “Ne kemi vërejtur se konsumimi i frutave të freskëta mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë iskemitë dhe iktusin hemorragjik dhe ky efekt rritet me sasinë e konsumuar. Kjo tregon se konsumimi i madh i frutave sjell më shumë përfitime se sa konsumimi i pakët ose aspak i tyre, “tha Du Huaidong, koordinator i studimit. Ideale për shëndetin e zemrës, sipas studimit, do të qe konsumimi i një sasie ditore frutash që ti afrohej 150 gramëve.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se tek konsumatorët e rregullt të frutave, presionit i gjakut ishte në mënyrë të konsiderueshme në nivele më të ulëta.


0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page