top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Kruarja e skalpit të kokës, shkaqet dhe trajtimet natyrale

Mjaft më me kruarjen e kokës!

Kruarja e skalpit të kokës prek një numër të madh njerëzish dhe shumica e tyre e vuajnë të paktën një herë në jetën e tyre. Shkaqet që mund të shkaktojnë kruarjen mund të jenë të ndryshme: nga zbokthi tek dermatiti seboroik deri tek disa lloje parazitësh dhe reaksionet e dukshme alergjike. Për të shpëtuar nga ky problem ekzistojnë disa trajtime natyrale që nuk kanë efekte të veçanta anësore por që gjithsesi duhet të diskutohen me mjekun e familjes, veçanërisht nëse personi vuan nga sëmundje që mund të lidhen me kruarjen, siç mund të jenë diabeti dhe sëmundjet auto-imune.

Vaji Tea Tree (Pema e Çajit)

Një nga trajtimet e para, ekonomike dhe e lehtë për t’u përdorur është përdorimi i vajit Tea Tree (vaji i pemës së çajit). Ky vaj karakterizohet nga veçori anti-bakteriale dhe ndihmon në luftimin e kruarjes që shkaktohet nga dermatiti dhe zbokthi. Duke patur edhe efekte anti-inflamatore, ky vaj është i shkëlqyer edhe për problemet e alergjisë. Përdorimi i tij mund të bëhet duke shtuar disa pika vaji në shampon që përdoret rregullisht për larjen e flokëve.

Mjalti

Edhe mjalti është një ingredient shumë i mirë anti-bakterial i cili ndihmon në lehtësimin e kruarjes së skalpit të kokës. Në këtë rast këshillohet të përdorni mjalt me vaj ulliri dhe të lyeni skalpin duke e lënë përgatitjen për të paktën 20 minuta në kokë. Mjafton përzierja e një luge mjalt dhe një luge vaj ulliri dhe masazhoni mirë skalpin. Pas këtij trajtimi mund të vazhdoni me proçesin e zakonshëm të larjes së kokës.

Banane dhe Avokado

Edhe banania me avokadon ndihmojnë në lehtësimin e kruarjes, veçanërisht në rastet kur kjo shoqërohet me thatësi të skalpit. Mund të përzieni një banane të plotë me tulin e një avokadoje të pjekur mirë. Para larjes dhe përdorimit të shampoos normale, aplikojeni përzierjen si maskë në skalpin e kokës duke e lënë për rreth 30 minuta.

Uthulla e mollës

Në fund, një mënyrë shumë e mirë për të shmangur kruarjen e skalpit të kokës është përdorimi i uthullës së mollës nëpërmjet konsumimit të saj nga goja ose nëpërmjet larjes së kokës me të. Në fakt, në shumë raste kruarja mund të shkaktohet nga parazitë apo myk siç mund të jetë kandida. Për eleminimin e tyre nga organizmi, mjafton që çdo mëngjes, për të paktën 3 javë, të konsumoni një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. E njëjta përzierje mund të përdoret për të bërë një shpëlarje të kokës, pas përdorimit të shampos, e cila është një mënyrë shumë e efektshme anti-bakteriale


0 comments
bottom of page