- Trupi dhe Shëndeti
Kujdesi për lëkurën
Kujdesi i vazhdueshëm për lëkurën e ndihmon atë të duket e freskët dhe e shëndetshme. Filloni me rregullin nr. 1 të kujdesit për lëkurën – mbroni veten nga dielli. Kur jeni në ambiente të jashtme, vishni rroba e duhura dhe përdorni rregullisht krem me faktor të lartë mbrojtës. Pastaj ndiqni rregulla të tjera bazike për kujdesin ndaj lëkurës, siç është shmangia e sapunëve të fortë dhe menaxhimi i stresit.
Sigurisht që kujdesi për lëkurën shkon përtej përdorimit të kremit me faktor mbrojtës dhe pastrimit të përditshëm. Duhet të kuptoni rreziqet e tatuazheve dhe vëthëve në trup, duke përfshirë edhe teknikat e fundit për heqjen e tatuazheve. Mësoni të mirat dhe këqijat e produkteve për vetënxirjen e lëkurës, zbuloni mënyrat më të mira për të trajtuar puçrrat si dhe konsiderojeni paraprakisht nëse heqja e qimeve me lazer është e përshtatshme për lëkurën tuaj.
Çfarëdolloj përkujdesje të ketë nevojë lëkura juaj, mbështetuni vetëm në burime të besueshme për të zgjedhura trajtimet e duhura për të.