- Trupi dhe Shëndeti
Lentet e kontaktit dhe kujdesi ndaj tyre
Lentet e kontaktit janë një alternativë e syzeve për miliona persona në të gjithë botën.Ato shërbejnë për të korigjuar pjesën më të madhe të difekteve në shikim,madje janë në gjendje të rregullojnë edhe difekte të cilat syzet nuk e bejnë dot.Megjithatë zgjedhja e lenteve duhet të bëhet me shumë kujdes,duke i dhënë një rëndësi të veçantë higjienës,pasi neglizhenca e saj mund të sjellë pasoja të rënda në shëndetin e syrit.
Qendra e kontrollit dhe e preventimit të sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë na kujton të mos flemë asnjëherë pa hequr lentet e kontaktit.Të flesh me lente të kontaktit përbën një rrezik të madh, i cili lidhet së pari me infeksionin e kornesë.
Historia më poshtë ,është e një të riu 34 vjeçar,i cili kishte përdorur lentet e kontaktit pothuajse gjatë gjithë jetës së tij .Herë pas here ky person flinte me lente dhe gjithashtu notonte me to. Ai u trajtua me diagnozën e keratitit bakterial dhe fungal për dy muaj por pa asnjë permirësim.Më pas mjekët e tij i sugjeruan përdorimin e antiseptikëve në formë pikash çdo orë,për 6 muaj.Më pas iu kërkua zëvendësimi i lenteve të buta me ato semi-rixhide,për të qartësuar shikimin.
Një tjetër pacient 57 vjeçar ,kishte përdorur lentet e tij të kontaktit për dy javë ,pa i dizenfektuar dhe zëvëndësuar ato,.Për të shpëtuar syrin e djathtë,pacienti u detyrua ti nënshtrohej transplantit të kornesë.
Një tjetër rast ,ishte i një pacienti i cili flinte për shume kohë më lentet e tij, Ai u detyrua ti nënshtrohej në mënyre urgjente transplantit të kornesë ,për shkak se infektimi i syrit kishte sjellë atë që në mjekësi quhet perforim ulçerial i kornesë.
Personat të cilët jo vetëm flenë me lentet e tyre të kontaktit por edhe notojnë me to,zhvillojnë infeksione te rënda bakteriale,të shoqëruara me parazitë dhe viruse të cilat është shumë e veshtirë të luftohen duke shkaktuar probleme serioze me kornenë(e cila është pjesa e tejdukshme e syrit).
Lentet e kontaktit në shumë raste mund të përdoren si terapi për disa shqetësime si miopia e zhvilluar apo në rastin e traumave të ndryshme.Megjithatë,përdorimi i tyre duhet të vendoset vetëm nga mjeku okulist.Kujdesi për to duhet të jetë maksimal,duke zbatuar gjithmonë këshillat e mjekut tuaj.
