top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Mënyrat për tu mbrojtur nga shtatzania e padëshiruar (Kontracepcioni)

Sot ekzistojnë mënyra të ndryshme për parandalimin e shtatzanisë.Parandalimi i shtatzanisë të padëshiruar,i mundëson cdo çifti të vendosë për numrin e fëmijëve që duan të kenë,pa i ndikuar në aktivitetin e tyre seksual.Ka disa mënyra që mund të përdorni për parandalimin e shtatzanisë,por gjithmonë duhet të këshilloheni me mjekun tuaj për metodën që juve ju përshtatet më shumë.


Diafragma


Diafragma ështe një këllëf gome,i rrumbullakët dhe i cekët që vendoset mbi qafën e mitrës,brenda në vaginë.Diafragma ndalon kalimin e spermatozoideve në mitër.Mund të vendoset dy orë para marrëdhënies seksuale dhe duhet të qëndrojë së paku edhe 6 orë të tjera pas aktit seksual.


Prezervativët


Përdorimi i prezervativëve është një formë mjaft e sigurt mbrojtjeje, që vepron si barrierë në parandalimin e shtatëzanisë së padëshiruar dhe gjithashtu ju mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.


Metodat hormonale


Hormonet konrollojnë procesin riprodhues si të meshkujve ashtu edhe të femrave.Estrogjeni dhe progesteroni janë hormone që prodhohen në vezoret e femrave,ku estrogjeni ndikon në pjekjen e qelizës vezë(ovulacionin),kurse progesteroni përgatit mitrën për shtatzani.

Hormonet për parandalimin e shtatzanisë mund të jenë në formë të pilulave, në formë të ngjitësve në lëkurë, mund të vendosen si unazë ose të injektohen.

Meqenëse këto metoda i ndryshojnë funksionet themelore të trupit,femrat nganjëherë mund të përjetojnë disa efekte anësore si diskomforti vaginal, luhatje të humorit,nausea(ndjesinë e të vjellave),dhimbje koke apo dhe tendosje të gjinjve,por këto efekte anësore kalojnë brenda një periudhe të shkurtër.

Hormonet mund të përdoren edhe në rregullimin e ciklit menstrual dhe shumë studime kanë treguar që femrat që përdorin pilulat për parandalimin e shtatzanisë janë më pak të prekura nga osteoporoza,endometrioza dhe artriti reumatoid.


Ka dy lloje të pilulave orale që përdoren sot :


Pilulat e kombinuara:janë tipi më i përdorur i kontraceptivëve oralë.Ato përmbajnë kryesisht hormonin progesteron,e më pak estrogjen. Çdo ditë merret nga një pilulë deri në ciklin menstrual dhe ndërpritet ditën e fillimit të ciklit. Me mbarimin e ciklit , përdorimi i pilulave fillon sërish.

Minipilulat:janë pilula që përmbajnë vetëm progestin(progresteron sintetik).Merren cdo ditë,kanë më pak efekte anësore por janë më pak efektive ndaj parandalimit të ovulimit.

Nuk duhet të harroni që pilulat nuk sigurojnë mbrojtje ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme sic është HIV̸̸AIDS apo sëmundjeve të tjera.


Ngjitësi kontraceptiv


Ngjitësi kontraceptiv është një metodë e besueshme për parandalimin e shtatzanisë. Gratë duhet ta vendosin me kujdes në lëkurë ngjitësin kontraceptiv. Ky ngjitës mund të vendoset në kofshë, bark, shpatull ose në krah.Nukduhet të përdoret asnjë lloj locioni apo kremi në vendin ku do vendoset ngjitësi kontraceptiv. Ky ngjitës përdoret deri në ditën e ovulimit dhe pastaj hiqet për tu rivenë pas përfundimit të ciklit menstrual. Për ngjitësin kontraceptiv ju duhet një recetë nga mjeku specialist.


Unaza vaginale


Është një unazë e butë plastike që vendoset brenda në vaginë dhe çliron doza të vogla hormonesh.Unaza lihet në vaginë deri në tre javë dhe pastaj largohet për ti lënë vend ciklit menstrual.Është një metodë mjaft efektive.Pas përfunidmit të ciklit menstrual vendoset unaza e re.


Injektimet


Injektimet veprojnë duke e ndërprerë lirimin e qelizës vezë dhe duke trashur qafën e mitrës,në mënyrë që të ndalohet hyrja e spermatozoideve në mitër.Ato gjithashtu hollojnë endometriumin,kështu që veza nuk mund të implantohet.Injektimi i ketyrë hormoneve sigurisht bëhet nga mjeku dhe ju duhet të konsultoheni me mjkun tuaj për të zgjedhur metodën e injektimit që ju përshtatet më mirë.


Mjetet intrauterine


Mjetet intrauterine vendosen në mitër dhe shërbejnë si metoda më afatgjate në parandalimin e shtatzanisë.Varientet moderne të mjeteve intrauterine janë plastike dhe kanë formën e shkornjës T,me një fije prej najloni të ngjitur në fund të saj.Disa lloje janë të mbështjella me tel bakri ose përmbajnë hormone sintetike,të cilat zbërthehen ngadalë .

Në përgjithësi përdoren dy tipe të mjeteve intraurinare:

T: -ja me tel bakri: vepron si spermicid në parandalimin e fekondimit.Përdorimi zgjat 10-12 vite ose deri sa të ndërrohet për arsye të tjera.

Mirena: efektin e saj e jep duke trashur mukusin e qafës së mitrës dhe duke vështirësuar hyrjen e spermatozoideve në mitër.Jetëgjatësia është deri në pesë vite.Këto metoda kanë përparësi pasi nuk lëvizin,janë komode dhe efektive, sidomos janë të preferuara nga femrat që nuk duan të përdorin pilulat hormonale.


Kontracepcioni i urgjencës


Kontraceptivët e urgjencës janë një mënyrë mjaft efektive në rastet e seksit të paplanifikuar,në rastet kur gjatë aktit seksual prezervativi çahet apo në rastet kur diafragma mund të lëvizë nga vend i saj.

Në treg ka disa lloje kontraceptivësh urgjence:

Pilulat me progestinë,që duhet të merren brenda 3-5 ditëve pas aktit seksual.

Pilulat e kombinuara me përmbajtje estrogjeni dhe progestine.Këto pilula janë të prodhuara posaçërisht për përdorime urgjente.

Materialet uterine në formë T-je të cilat vendosen menjehëre brenda 5 ditëve (pra 120 orëve) që keni kryer marëdhënie të pambrojtura.Kjo metodë duhet të zgjidhet vetëm në rastet kur femrat vendosin të vazhdojnë të përdorin këtë formë mbrojtjeje.


Metodat kirugjikale


Përvec metodave që përmendem më lart ekziston edhe sterilizimi kirurgjikal,një operacion i cili mund të kryhet si për meshkujt ashtu edhe femrat.Sterilizimi konsiderohet si metodë e përhershme e parandalimit të shtatzanisë.Ekzistojnë dy lloj ndërhyrjesh:

Vazoktemia:një proçes gjatë të cilit priten kanalet nëpër të cilat kalojnë spermatozoidet.

Lidhja e tubave: është një tjetër metodë e cila kryhet të femrat.Tubat e fallopit lidhen për të parandaluar bashkimin e spermatozoideve me qelizën vezë.Tubat mund të priten,lidhen apo kateterizohen duke mos cënuar funksionin normal seksual.Kjo është një metodë 100% e sigurt në parandalimin e shtatzanisë.Ju nuk duhet të harroni që edhe pse mund ti keni kaluar të 40-tat, ju keni gjithmonë nevojë të mbroheni me një nga format e përmendura më lart.


0 comments
bottom of page