- Trupi dhe Shëndeti
Melanoma,sëmundja që vret
Melanoma është një lloj i kancerit të lëkurës që e merr origjinën nga melanocitet e lëkurës (qeliza që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës).Incidenca e saj është rritur në mënyrë drastike në 30-vjeçarin e fundit.Disa tipe nishanesh kanë karakter malinj dhe përbëjnë një rrezik për shfaqjen e kësaj së mundjeje mjaft vdekjeprurëse.
Shenjat dhe simptomat e melanomës
Shenja më e zakonshme e melanomës është paraqitja e një nishani të ri ose ndryshime në një nishan ekzistues. Kjo mund të ndodhë kudo në trup, por zonat më të prekura tek meshkujt janë ajo e kurrizit ndë rsa tek femrat pjesa e këmbëve. Në shumicën e rasteve, melanomat kanë një formë të parregullt.Nishanet janë një kontigjent i rëndësishëm qëmund të pësojnë transformim malinj,por jo tek të gjithë nishanet mund të ndodhë ky transformim. Kritere e ndryshimeve të nishaneve të njihen ndryshe me emrin ABCD. Këto ndryshime përfshijnë :
Asymmetry -asimetrinë e nishanit
Border -kufinjtë e nishanit-përbëjnë problem kur janë të çrregullt
Color-ngjyra e cila duhet të jetë shqetësuese për pacientin kur është blue errët
Diameter-diametrin,kur është më i madh se 6mm
Pra të gjitha këto simptoma duhet t’i tërheqin vëmendjen pacientit për të kontaktuar me mjekun dermatolog.
Parandalimi dhe zbulimi i hershëm
Melanoma shkaktohet kur qelizat e lëkurës fillojnë të zhvillohen në mënyrë jo normale. Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë (UV) mendohet të jetë shkaktari kryesor i melanomave.Masat më të rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës janë një mbrojtje efektive ndaj rrezeve UV(ultravjollce).Për këtë arsye ju duhet:
· të shmangni me cdo kusht djegin nga dielli
· të rrini në hije sidomos gjatë pikut të diellit përdorni masa mbrojtëse si kapele,syzet e diellit dhe rroba të përshtashme
· të përdorni kremra për mbrojtjen nga dielli me një faktor të lartë mbrojtës
· foshnjat deri në moshën 1 vjecare të mos i ekspozoni drejtpërdrejtë në diell
Disa faktorë që mund të rrisin shanset tuaj për të zhvilluar melanomën janë:pasurit shumë nishane në pjesë të ndryshmë të trupi
· të pasurit lëkurë të bardhë dhe që digjet lehtë
· të pasurit histori familjare të melanomës
· ekspozimi i madh ndaj rrezeve të diellit
Llojet e melanomës
Melanoma me përhapje sipërfaqësore. Është lloji më i përhapur i melanomës (përbën 70% të rasteve me melanomë) dhe karakterizohet nga formimi i një lezioni me ngjyrë të kuqe të errët ose kafe në të zezë, i cili përhapet ngadalë. Meshkujve iu shfaqet më shpesh në shpinë ndërsa femrave në këmbë.
Melanoma lentigo malinje. Prek kryesisht të moshuarit dhe përbën 5-10% të rasteve me melanomë. Shfaqet si një njollë e errët në fytyrë, në trajtën e një medalioni të rrumbullakët; Melanoma lentiginoze është më e rrallë në popullatën me etni kaukaziane dhe lokalizohet në ekstremitetet e gjymtyrëve si dhe mbi pëllëmbët e duarve. Pas disa vitesh shndërrohet në kokërr ose ulçerizohet.
Melanoma me gunga. Prek burrat e moshës 50 - 60 vjeç dhe është forma më agresive e këtij tumori në lëkurë. Shfaqet në formë kupole si një gungë me ngjyrë kafe të errët në të zezë, ndonjëherë është i lëmuar dhe herë të tjera ulçeroz.
Diagnostikimi i melanomës
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë ndryshim tek nishanet që keni.Ë shtë shumë e rë ndë sihme të bë ni ekzaminimin e rregullt dermatoskopik të të gjithave nishaneve në trupin tuaj, të paktë n një here në vit.
Trajtimi i melanomës
Mundësitë për shërim varen nga diagnoza e hershme dhe përkeqësohen me rritjen e trashësisë së lezionit dhe shtrirjes në lëkurë.Melanomat në lëkurë janë klasifikuar në bazë të sistemit TNM në katër stade nga I (para metastazës) deri te IV .Për shkak të karakteristikave të saj,melanoma mund të mbetet e kufizuar për një kohë të gjatë në shtresat sipërfaqësore të lëkurës dhe prandaj rekomandohet heqja kirurgjikalee lezionit para se të fillojë penetrimi i qelizave kanceroze në shtresat më të thella dhe përhapja e metastazave.
Për melanomat invazive me trashësi më të vogël se 1 mm,mbijetesa deri në 10 vjet është më e lartë se 90%.Në disa raste hiqen edhe limfocitet rreth e rrotull. Radioterapia është e domosdoshme si ndihmesë për kirurgjine ose nëse rishfaqet melanoma.Kimioterapia përdoret bashkë me barnat që stimulojnë sistemin imunitar për të luftuar tumorin në fazë të avancuar.Gjithashtu janë në fazë studimi trajtimer imuno-terapike
Këshilla për parandalimin e melanomës
Dielli ë shtë konsideruar si një mik i mirë për lëkurën sidomos për rolin e tij në sintezën e vitaminës D apo edhe në trajtimin e disa së mundjeve dermatologjike si ekzema,aknet,psoriazis etj.Por ju duhet të evitoni efektet negative të tij,sidomos ekspozimin kur intensiteti i tij është shumë i lartë .Kujdesi ndaj diellit duhet të jetë maksimal gjatë gjithë vitit,jo vetëm ne verë pasi edhe gjatë dimrit ne duhet të mbrohemi ndaj rrezeve UVA të cilat janë shkaktare pë r plakjen e parakohshme.
Ju duhet të aplikoni kremin solar me SPF mbi 20 gjatë gjithë vitit.Gjatë verës mundohuni të vishni veshje të lehta dhe të pë rdorni syze dhe kapele.Merrni vitaminë D edhe përmes dietës ushqimore dhe evitoni sa më shumë kabinat e solareve artificiale.Mundësitë për shërim varen nga diagnoza e hershme dhe përkeqësohen me rritjen e trashësisë së lezionit dhe shtrirjes në lëkurë.
Melanomat në lëkurë janë klasifikuar në bazë të sistemit TNM në katër stade (para metastazës) deri te. Për shkak të karakteristikave të saj, melanoma mund të mbetet e kufizuar për një kohë të gjatë në shtresat sipërfaqësore të lëkurës dhe prandaj rekomandohet heqja kirurgjike e lezionit para se të fillojë penetrimi i qelizave kanceroze në shtresat më të thella dhe përhapja e metastazave.
Për melanomat invazive me trashësi më të vogël se 1 mm mbijetesa deri në 10 vjet është me 90%.
Në disa raste hiqen edhe limfocitet rreth e rrotull. Radioterapia është e domosdoshme si ndihmëse për kirurgjinë ose nëse rishfaqet melanoma. Kimioterapia përdoret bashkë me barnat që stimulojnë sistemin imunitar për të luftuar tumorin në fazë të avancuar.Gjithashtu janë në fazë studimi trajtimet imuno-terapike
