top of page
  • adagashi

Mitet e fitnesit që mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin tuaj

Stërvitja e rregullt ju ndihmon jo vetëm të dukeni bukur por edhe të ulni riskun e disa sëmundjeve siç janë obeziteti ,diabeti i tipit 2 apo presioni i lartë i gjakut. Por cilat janë disa nga mitet qe lidhen me stërvitjen që është aq e rëndësishme për të gjithë ne?

1- Stërvitja me stomak bosh herët në mëngjes djeg më shpejt yndyrnat.


Ekzistojnë teori që nëse jeni me stomakun bosh, trupi juaj do të detyrohet të djegë dhjamin për energji. Faktikisht trupi juaj mund të përdorë muskujt për karburant, që nga ana tjetër, do t'ju japë më pak energji për stërvitjen tuaj dhe me shumë mundësi të shkaktojë dehidratim, hiperglicemi dhe marramendje. Disa ekspertë gjithashtu paralajmërojnë se kjo qasje mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj. Për të optimizuar stërvitjen tuaj, hani një vakt të lehtë, lehtësisht të tretshëm 90 minuta përpara se të stërviteni.


2- Streçingu para një stërvitjeje parandalon lëndimet.


Arritja e gishtërinjve para se të fillojë stërvitja e njohur ndryshe si streçing, një nga gjërat që na mësonin të bënim kur ishim të vegjël në orën e edukimit fizik mund të shkaktojë dëmtime. Sipas revistës Time, streçingu është mjaft i nevojshëm të bëhet pas stërvitjes. Para se të filloni stërvitjen, nxehuni me pak kardio të lehtë dhe pastaj bëni lëvizje të bazuara në shtrirje dinamike, si këmbët dhe krahët, të cilat do të përgatisin siç duhet muskujt tuaj dhe do të sigurojnë bazën për një stërvitje më të mirë.


3- Një detoks do të rigjallërojë sistemin tuaj imunitar dhe do t'ju ndihmojë të humbisni peshë.


Problemi me mitet është se ata shpesh vijnë me një indikacion të së vërtetës, si ky. Ju do të shihni humbje në peshë fillestare nëse hiqni dorë nga ushqimet e thata. Por, ekspertët shpjegojnë se një detoksifikim i gjatë mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj dhe ta bëjë më të vështirë mbajtjen e peshës. Gjithashtu ,ju mund të humbni masën muskulare dhe kur do të fitoni pak nga pesha, do ta fitoni përsëri si masë dhjmaore. Si rezultat, trupi juaj do të jetë më pak i aftë dhe më pak i shëndetshëm se sa ishte para se të fillonit detoksin. Zgjedhjet e njëtrajtshme dhe të zgjuara të ushqimit janë gjithmonë mënyra më e mirë për rezultate të qëndrueshme afatgjatë.


4- Nesë jeni mbi 50 vjeç nuk duhet të bëni shumë aktivitet fizik.


Kardio është shumë e rëndësishme për shëndetin e zemrës tuaj , sidomos për moshat pak më të thyera.Pas moshës 50 vjeçare ,densiteti i muskujve dhe kockave bie dhe ushtrimet e vazhdueshme sidomos kardio do ju ndihmonin në rritjen e rezistencës së trupit tuaj duke ju bërë më pak të rrezikuar nga rrëzimet dhe frakturat e ndryshme.Studimet tregojnë që përdorimi i peshave për 20 minuta ndikon pozitivish edhe në përmirësimin e memories tuaj.


5- Vrapi është i dëmshëm për gjurin.


Vrapi gjithmonë ka ardhur me një klishe : Ёshtë i mirë për zemrën tuaj por mund të shkaktojë artrit apo dëmtime të gjurit. Sipas një studimi me 15 vrapues profesionistë, u pa që vrapi për 30 minuta ul riskun e inflamacionit të gjurit. Rezultatet ishin mjaft pozitive edhe pse ishte një studim i vogël.Herën tjetër që do bëni vrap kini parasysh që ai ul jo vetëm riskun e atakut kardiak,depresionit apo kanceri të gjirit por mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e problemeve të gjurit.


6- Ju duhet të ushtroheni për një orë rrjesht që të përfitoni nga stërvitja.


Shumica e njerëzve mendojnë që stërvitja e shkurtër nuk është efektive. Faktikisht,trupi ynë mund të përfitojë edhe nga ushtrime fare të shkurtra dhe të vazhdueshmë . Këtu përfshihen vrapi për pesë minuta ose edhe ngjitjen e shkallëve.Ushtrimet e vazhdueshme ulin riskun e vdekjes së parakohshme dhe ndihmojnë për të pasur një zemër të shëndetshme.


7-Personat që vuajnë nga astma duhet të limitojnë aktivitetin e tyre sportive.


Studimet kanë treguar se për të përmirësuar simptomat e astmës ju duhet të rrisni intensitetin tuaj të ushtrimeve.Studiuesit danez kanë arritur në konkluzionin se intensiteti i lartë i ushtrimeve është mjaft i sigurt për asmatikët jo obezë madje mund ti përmirësojë kualitetin e tyre të jetesës. Një kombinim i ushtrimeve dhe dietës ushqimore të shendetshmë, ndikojnë në përmirësimin e simptomave asmatike deri në 50 %.


8- Ju mund të digjni sufllaqen e natës së fundit me një ditë në palestër.


Kaloritë nuk janë të këmbyeshme, sepse ushqimet nuk janë të gjitha njësoj. Pra, për fat të keq, ato patate të skuqura do të qëndrojnë me ju shumë më gjatë se sallata që ndoshta duhet të kishit porositur ne fillim. Siç shpjegon Men's Fitness, lloji i ushqimit që ju jeni duke ngrënë do të bëjë që hormonet tuaja të ruajnë ose të djegin yndyrën, të nxisin ose të rrëzojnë metabolizmin dhe të ndërtojnë apo shkatërrojnë muskujt. Nëse ju me të vërtetë doni të humbisni peshë dhe të qëndroni fit nuk ka asgjë të keqe nëse e prishni ndonjëherë dietën tuaj,pa e kthyer këtë në zakon të shpeshtë.


9- Fshini pajisjet e stërvitjes me peshqirin tuaj për të mbajtur mikrobet larg.


Po, duhet absolutisht të fshini pajisjet, por kurrë mos përdorni peshqirin tuaj pasi ta bëni këtë ! Një studim zbuloi se 63 % e pajisjeve të stërvitjes në palestër janë të veshura me rhinoviruse ,të cilët mund të shkaktojnë bronkopneumoni(pra probleme me mushkëritë). Pajisjet janë gjithashtu te mbushura me mikroorganizma të gripit dhe baktere rezistente ndaj antibiotikëve. Shumë palestra ofrojnë spray me bazë alkooli ose letra antibakterale për të mbajtur pajisjet pastër, prandaj përdorini ato! Këshilla të tjera të mira që duhet të ndiqni janë: mbuloni plagët që mund të keni, përdorni një peshqir para se te uleni në pajisje dhe lani duart mirë pas stërvitjes.


10- Ditët e pushimit nuk janë të nevojshme.


Ju keni nevojë për ditë rigjenerimi qe muskujt te pushojnë, njësoj siç keni nevojë për gjumë çdo ditë, shpjegon David Greuner, themelues i NYC Surgical Associates. Mendoni për ditët tuaja të rigjenerimit si ditë ku muskujt tuaj mund te flenë gjumë. Përveç rritjes së potencialit tuaj për tendosje të muskujve, fraktura ,stresit dhe dhimbje kycesh, thotë Dr. Greuner, stervitja pa pushimin dhe rigjenerimin e duhur mund të çojë në probleme më të mëdha, si lodhja ekstreme, mosbalancimi i hormoneve dhe ndryshimet e humorit. Pas një stërvitjeje intensive, sigurohuni që të relaksoheni dhe bëni lëvizjen më të pakta dhe jo shumë agresive.







0 comments
bottom of page