top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Nëse ndodheni në ambiente të brendshme gjatë një tërmeti, sigurohuni që të merrni masat e mëposhtme

Updated: Sep 26, 2019


· Uluni në dysheme; futuni poshtë një tavoline me bazament të fortë ose poshtë ndonjë mobilje tjetër për t’u mbrojtur dhe mbahuni fort derisa lëkundjet të ndalojnë. Nëse nuk ju ndodhet ndonjë tavolinë afër, mbuloni fytyrën dhe kokën me krahë dhe përkuluni në ndonjë qoshe të godinës apo ndërtesës ku ndodheni.


· Qëndroni larg xhamave, dritareve, dyerve dhe mureve të jashtëm dhe gjithçkaje tjetër që mund të rrëzohet si për shembull abazhurë apo mobilje të ndryshme.


· Qëndroni në krevat nëse ndodheni aty në momentin e rënies së tërmetit. Nëse nuk ju ndodhet afër ndonjë mobilje që mund t’ju bjerë sipër, atëherë mbahuni fort dhe mbuloni kokën me jastëk. Në rast të kundërt, lëvizni në vendin e sigurt më të afërt.


· Mos qëndroni poshtë kasave të dyerve nëse nuk jeni të sigurt që kanë një bazament të fortë. Shumë dyer të brendshme kanë konstruksion të lehtë dhe nuk ofrojnë asnjë mbrojtje.


· Qëndroni brenda ambienteve të brendshme deri sa lëkundjet të ndalojnë dhe pasi të jetë e sigurt që mund të dilni jashtë. Mos dilni nga ndërtesa gjatë kohës së lëkundjeve. Nga studimet rezulton që shumica e lëndimeve ndodhin kur njerëzit brenda ndërtesave përpiqen të spostohen në një vendodhje tjetër ose të dalin jashtë godinave ku ndodhen.


· Mos përdorni ashensorët.


· Kini parasysh që energjia elektrike mund të shkëputet ose sistemet e fikjes së zjarrit apo alarmet mund të aktivizohen.


0 comments
bottom of page