- Trupi dhe Shëndeti
Njerëzit që konsumojnë vaj ulliri, janë më pak të predispozuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës.
Njerëzit që konsumojnë më shumë se gjysmë luge vaj ulliri në ditë, kanë më pak gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës, kanceri, sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimer ose sëmundja e mushkërive në krahasim me njerëzit që konsumojnë më pak nga kjo yndyrë e shëndetshme, zbulon një studim i ri.
Nuk është vetëm shtimi i vajit të ullirit në dietën tuaj, që largon vdekjen nga sëmundjet, tha autorja e studimit Marta Guasch-Ferre, një shkencëtare kërkimore në departamentin e të ushqyerit në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit T. H. Chan. "Ne duhet t'i kushtojmë vëmendje cilësisë së përgjithshme të dietës dhe stilit të jetesës, dhe për më shumë rezultat, çelësi do të ishte shtimi i vajit të ullirit në dietë si një zëvendësim i yndyrave të tjera më të pashëndetshme."
