- Trupi dhe Shëndeti
Përfitimet e dietës MIND
Studimet e hershme tregojnë, se dieta MIND ul rrezikun e Alzhaimerit me 53% për ata që e ndjekin së fundmi. Boronicat dhe luleshtrydhet në veçanti, e ndihmojnë trurin tuaj të funksionojë në mënyrën më të mirë dhe mund të ngadalësojnë simptomat, që lidhen me sëmundjen. Më poshtë do të gjeni të listuara ushqimet që duhet të konsumoni, dhe ato që duhet të shmangni
gjatë kësaj diete:
Ushqimet që duhen ngrënë në dietën MIND
* Perime me gjethe jeshile (lakër jeshile, spinaq, zarzavate, sallatë)
* Arra (bajame, fistikë)
* Manaferrat (luleshtrydhe, boronica, mjedra, manaferra)
* Fasule (fasule të zeza)
* Drithërat integrale (quinoa, bullgur, oriz kaf, makarona me drithëra integrale dhe bukë)
* Peshku (salmon, ton, troftë)
* Mishi i shpendëve (pulë, gjeldeti)
* Vaji i ullirit si vaji primar për t'u përdorur
* Verë: jo më shumë se 1 gotë në ditë
Ushqimet që duhen kufizuar në dietën MIND
* Mishi i kuq (biftek, mish viçi i bluar, derri, qengji)
* Gjalpë dhe margarinë: jo më shumë se 1 lugë gjelle në ditë
* Djathë (mocarela ose çedar)
* Ëmbëlsirat (torta, brownies, akullore)
