- adagashi
Pse konsumimi çdo ditë i pijeve të gazuara dietike është dëmi më i madh që po i bëni trupit tuaj?
Ju mund të mendoni që po i bëni trupit tuaj një nder të madh kur përdorni pijet e gazuara dietike në vend të atyre të zakonshme, por për fat të keq ,kërkimet e fundit kanë treguar të kundërtën. Përdorimi çdo ditë i një ose dy pijeve të gazuara dietike, që përmbajnë ëmbëlsues artificial ,është i lidhur ngushtë me një risk të lartë të sëmundjeve kardiake,insultit cerebral apo edhe vdekjeve të hershme.
Agjencia Amerikane e Zemrës (AHA) ka realizuar një studim me 82.000 mijë persona të moshës 50-79 vjeçare . Ata zbuluan që 5.1 % e pjesëmarrësve që konsumonin dy ose më shumë pije me ëmbëlsues artificial kishin një risk prej 23 % më të lartë për insult cerebral dhe 29% më të lartë për tu prekur nga sëmundjet kardiake se personat që nuk konsumonin këto pije ose i konsumonin shumë pak.
Ky studim 12 vjeçar tregoi se personat që konsumonin dy ose më shumë nga këto pije dhe nuk kishin më parë probleme kardiake apo probleme me diabetin ishin 2.44 herë me më shumë probabilitet të kishin insulte për shkak të problemeve me mpiksjen e gjakut se personat që konsumonin më pak ose nuk konsumonin fare këto pije. Kjo përqindje është edhe më e lartë në personat obezë. Shumë persona sidomos ata obezë , konsumojnë pije me pak kalori por që përmbajnë sasi të larta embëlsuesish artificial. Pijet e ndryshme të gazuara ,çajrat e ftohtë apo edhe lëngjet e frutave që përmbajnë ëmbëlsues artificial,janë të lidhura drejtpërdrejtë me probleme të ndryshme shëndetësore.
.
Kërkuesit megjithatë nuk janë të qartë se çfarë ingredientësh specifikë në këto pije dietike shkaktojnë këto efekte anësore shëndetësore.Pra akoma nuk është akoma e qartë cili nga këto ingredientë është i dëmshëm dhe cili jo. Megithatë ajo që është e sigurt ,është se konsumimi i pijeve dietike është i lidhur ngushtë me problemet e demencës (pra humbjes progresive të funksioneve konjuktive),me shtimin në peshë,problemet e ndryshme kardiake dhe kjo nënkupton që këto lloj pijesh nuk kanë asnjë efekt pozitiv në organizmin tonë.
Shoqata Botërore e Shëndetit rekomandon konsumimin e ujit në vend të këtyre pijeve. Kjo mund t’ju duket si klishe ,por në vend të këtyrë pijeve mundohuni të konsumoni lëngjë frutash të freskëta apo edhe ujë të gazuar ose ujë që përmban shijë te ndryshme frutash. Kjo mund të jetë një sfidë e vështirë për shumë nga ju,por trupi juaj është ai që në fund do t’ju falenderojë.
